Lajmet

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

17.06.2026 07:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka urdhëruar Fakultetin Juridik në Prishtinë që të largojë kamerat e vendosura në sallat e ligjërimit dhe të fshijë të gjitha incizimet e mbledhura deri më tani, pasi ka konstatuar se sistemi i vëzhgimit ishte instaluar në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. raporton Infosot.

Vendimi është nxjerrë më 21 maj 2026, pas një inspektimi të kryer nga AIP pas pranimit të një ankese lidhur me vendosjen e kamerave në hapësirat ku zhvillohen ligjëratat.

Sipas gjetjeve të inspektimit, në “Amfiteatrin e Madh” ishin vendosur nëntë kamera, prej të cilave shtatë nuk ishin aktive, ndërsa në “Amfiteatrin e Vogël” ishte funksionale një kamerë tjetër. Agjencia ka konstatuar se fakulteti nuk kishte dokumentacion të mjaftueshëm për mënyrën e funksionimit të sistemit, nuk kishte përcaktuar afatin e ruajtjes së incizimeve dhe nuk kishte caktuar person përgjegjës për mbikëqyrjen e sistemit.

Po ashtu, gjatë inspektimit është vërejtur se mungonin edhe tabelat njoftuese që informojnë studentët dhe stafin për praninë e kamerave. Sipas fakultetit, ato ishin larguar gjatë renovimit të objektit, por nuk ishin rivendosur.

Në arsyetimin e vendimit, AIP thekson se vëzhgimi me kamera përbën përpunim të të dhënave personale dhe mund të lejohet vetëm kur ekziston nevoja për sigurinë e njerëzve, mbrojtjen e pasurisë ose të informacionit konfidencial dhe kur këto qëllime nuk mund të arrihen me mjete më të lehta.

Megjithatë, gjatë procedurës së inspektimit, Fakulteti Juridik nuk ka arritur të dëshmojë se në sallat e ligjërimit ekziston ndonjë rrezik potencial ndaj stafit apo pasurisë që do ta arsyetonte vendosjen e kamerave.

Agjencia ka shkuar edhe më tej në arsyetim, duke iu referuar praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas së cilës amfiteatrot universitare konsiderohen vende pune të mësimdhënësve dhe mbikëqyrja me video në këto hapësira përbën ndërhyrje në jetën private të tyre.

“Amfiteatrot universitare janë vendet e punës së mësimdhënësve. Ato janë hapësira ku ndërtohen marrëdhënie profesionale dhe sociale mes profesorëve dhe studentëve”, citohet në vendim nga praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për këtë arsye, AIP ka urdhëruar Fakultetin Juridik që të largojë kamerat nga sallat e ligjërimit, të fshijë të gjitha incizimet e grumbulluara deri në ditën e pranimit të vendimit dhe që çdo formë e ardhshme e vëzhgimit me kamera të realizohet në përputhje me dispozitat ligjore.

Fakulteti Juridik obligohet që brenda 30 ditëve të zbatojë vendimin dhe të njoftojë Agjencinë për veprimet e ndërmarra.

Ndonëse kundër këtij vendimi nuk lejohet ankesë, institucioni ka të drejtë të iniciojë konflikt administrativ në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Megjithatë, procedura gjyqësore nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të Agjencisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim

Hashim Thaçi nga Haga: E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën

Hashim Thaçi nga Haga: E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje

Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje

Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar

Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar

Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione, do të përcaktohet përdorimi i tyre

Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione, do të përcaktohet përdorimi i tyre

ATK njofton punëdhënësit për regjistrimin e të dhënave të punëtorëve në Sistemin Elektronik EDI

ATK njofton punëdhënësit për regjistrimin e të dhënave të punëtorëve në Sistemin Elektronik EDI