Lajmet

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

16.06.2026 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian kanë mbajtur në Prishtinë takimin vjetor të Komitetit Monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), ku u diskutua për zbatimin e mbështetjes financiare dhe teknike të Bashkimit Evropian, si dhe për avancimin e reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Takimi u bashkëkryesua nga Koordinatori Kombëtar për IPA-n, Florim Canolli, dhe Shefi i Njësisë për Serbinë dhe Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësinë Lindore, Jiri Plecity.

Sipas komunikatës, diskutimet u përqendruan në progresin e përgjithshëm të zbatimit të asistencës së BE-së në sektorë të ndryshëm, duke trajtuar si kriteret politike ashtu edhe ato ekonomike që lidhen me integrimin evropian.

“Takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Komisionit Evropian u fokusua në zbatimin e mbështetjes financiare dhe teknike të BE-së për Kosovën në kuadër të IPA-s, si dhe në avancimin e reformave që mbështesin rrugën e integrimit të Kosovës në BE”, thuhet në komunikatë.

Në takim u diskutuan çështje kyçe, përfshirë sundimin e ligjit, reformën e administratës publike, reformat strukturore, zhvillimin e sektorit privat, kapitalin njerëzor dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Gjithashtu, u shqyrtuan investimet e Bashkimit Evropian të realizuara përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC).

Të dyja palët theksuan rëndësinë e monitorimit dhe zbatimit efektiv të asistencës së BE-së, ndërsa Komisioni Evropian vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për rritjen e kapaciteteve absorbuese dhe koordinimin më të mirë të donatorëve.

“Komisioni Evropian mirëpriti përkushtimin e Qeverisë për forcimin e kapacitetit absorbues të Kosovës dhe përmirësimin e koordinimit të përgjithshëm të donatorëve”, thuhet në njoftim.

Komisioni Evropian vlerësoi progresin e arritur në zbatimin e asistencës IPA, por njëkohësisht kërkoi përshpejtimin e realizimit të projekteve të dakorduara dhe adresimin e sfidave që po pengojnë disa prej tyre.

“Komisioni Evropian theksoi rëndësinë e zbatimit në kohë të të gjitha projekteve të dakorduara për të siguruar që mbështetja e BE-së të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset. Gjithashtu, u theksua se disa projekte sfiduese kërkojnë veprime të menjëhershme nga autoritetet relevante për të siguruar zbatimin e tyre të suksesshëm dhe për t’i avancuar reformat esenciale për rrugën evropiane të Kosovës”, theksohet në komunikatë.

Nga ana tjetër, Kosova riafirmoi përkushtimin për monitorimin e afërt të projekteve dhe vazhdimin e reformave të mbështetura nga Bashkimi Evropian.

“Kosova riafirmoi zotimin për monitorim nga afër të zbatimit të projekteve të dakorduara dhe për vazhdimin e punës drejt realizimit efektiv të reformave të mbështetura nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë.

Kosova dhe Komisioni Evropian u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin për të rritur efektivitetin e asistencës IPA dhe për të mbështetur zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin evropian të vendit.

Sipas komunikatës, me më shumë se 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh zhvillimor dhe donatori kryesor financiar i Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend