Lajmet

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

16.06.2026 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm aktgjykimin e Gjykatës Supreme e cila kishte  anuluar Rregulloren e Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me mandatin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.

Ky rast ishte iniciuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Supremes të 14 korrikut  të vitit të kaluar.

I njëjti kishte të bënte me ndryshimet që KPK-ja kishte bërë në vitin 2025 në Rregulloren për Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik. Sipas rregullores së re, mandati i koordinatorit përcaktohej trevjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat tjetër pas vlerësimit pozitiv të punës.

Prokurori Shqipdon Fazliu, i cili e ushtronte këtë detyrë që nga viti 2013, kishte paditur KPK-në duke pretenduar se ndryshimet ishin zbatuar në mënyrë retroaktive dhe cenonin pozitën e tij.

Gjykata Supreme e kishte aprovuar padinë dhe kishte shfuqizuar rregulloren.

“Megjithatë, më 30 prill 2025, KPK miratoi Rregulloren [nr.04/2025] për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores [nr.1551/2013], duke përcaktuar se (i) mandati i Koordinatorit Kombëtar është 3 (tre) vjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat pas vlerësimit pozitiv të punës; dhe (ii) me hyrjen në fuqi të Rregullores [nr.04/2025], Këshilli Prokurorial i Kosovës me vendim cakton Koordinatorin Kombëtar me mandat 3 (tre) vjeçar. Meqenëse z. Shqipdon Fazliu nuk ishte caktuar Koordinator Kombëtar sipas Rregullores së re, i njëjti parashtroi padi në Gjykatën Supreme, duke kontestuar Rregulloren [nr.04/2025] me pretendimin se kjo e fundit ka ndryshuar përbërjen dhe mandatin e Koordinatorit Kombëtar në mënyrë retroaktive. Gjykata Supreme e aprovoi si të themeltë kërkesëpadinë e z. Fazliu dhe shfuqizoi Rregulloren [nr. 04/2025] me arsyetimin se, ndër të tjera, (i) Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk mund të ndërhyjë në mënyrë të njëanshme në pozitën e Koordinatorit Kombëtar pa u koordinuar me institucionet nënshkruese të Memorandumit të bashkëpunimit; (ii) efekti retroaktiv i një akti administrativ që prek një mandat të caktuar publik është i papranueshëm, përveç se kur parashihet me ligj të posaçëm, gjë që në rastin konkret nuk ka ndodhur; (iii) legjislacioni pozitiv për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nuk përmban ndonjë dispozitë që autorizon kufizimin retroaktiv të mandateve ekzistuese;  dhe se (iv)  Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka ofruar sqarim të mjaftueshëm se cili ka qenë qëllimi i ndryshimit të rregullores në rrethanat kur paditësi, si koordinator kombëtar, ka ushtruar funksionin në mënyrë të vazhdueshme që nga emërimi i tij në vitin 2013, dhe as nëse ka pasur vlerësim negativ të performansës së tij.

Ashtu siç sqarohet në Aktgjykimin e publikuar, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës pretendoi se, Gjykata Supreme ka shkelur pavarësinë e tij institucionale si dhe të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pretendime këto që kundërshtohen nga z. Shqipdon Fazliu.

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese fillimisht (i) shtjelloi  parimet e përgjithshme të përcaktuara me Kushtetutë, përmes praktikës së saj gjyqësore dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përkitazi me pavarësinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe rolin e Gjykatës Supreme të Kosovës për të vlerësuar aktet nënligjore, përfshirë ato të miratuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës; dhe më pas (ii) i zbatoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret”, thuhet mes tjerash në vendim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Trump thotë se faza tjetër e bisedimeve me Iranin do të jetë “më e lehtë”

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, prioritet konstituimi i institucioneve – për presidentin na duhet bashkëpunim me opozitën

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it