Lajmet

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

15.06.2026 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Mbretëria e Bashkuar nuk ka plane të rishikojë angazhimin e saj në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Aleancës për optimizimin e pranisë së saj ushtarake në vend.

Siç mëson Klankosova nga burime të veta, Londra zyrtare do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in edhe në vitet e ardhshme, duke mbetur e përkushtuar ndaj ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Ky konfirmim vjen në një kohë kur NATO ka paralajmëruar mundësinë e zvogëlimit gradual të pranisë së saj ushtarake në Kosovë, duke tërhequr një pjesë të trupave dhe pajisjeve, si pasojë e vlerësimit se situata e sigurisë në vend mbetet përgjithësisht e qëndrueshme.

Megjithatë, përkushtimi britanik tregon se disa nga shtetet kyçe aleate nuk po planifikojnë ndryshime në angazhimin e tyre aktual në Kosovë.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Gjermania!

Në një përgjigje, autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se nuk po planifikojnë zvogëlim të trupave të saj që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Sipas Berlinit zyrtar, Forcat e Armatosura të Gjermanisë do të vazhdojnë misionin dhe angazhimin e tyre në Kosovë, duke kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

“Bundeswehr do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë.”, ka thënë shkurt një zëdhënës i Komandës së Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Gjithashtu, para pak ditësh, edhe Bundestagu gjerman kishte votuar për vazhdimin e misionit të saj në KFOR.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

“Çanta ushtarake e mijëra euro”, krejt çka u konfiskua në operacionin për krime lufte

Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një