Lajmet

Supremja lë në fuqi vendimin e PZAP-së për gjobitjen e LVV-së lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore

10.06.2026 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Supremja lë në fuqi vendimin e PZAP-së për gjobitjen e LVV-së lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP, me vendimin ZP.Anr.11/2026 të datës 03.06.2026, kishte pranuar si të bazuara ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Organizatës Joqeveritare “Instituti i Kosovës për Drejtësi” (IKD), duke i shqiptuar subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) gjobë në lartësi prej 5.100 (pesëmijë e njëqind) euro për shkak të pjesëmarrjes së një fëmije në aktivitet të fushatës zgjedhore.

Kundër këtij vendimi, LVV kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme, duke kontestuar ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së.

Pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, përgjigjeve në ankesë dhe të gjitha shkresave të lëndës, Gjykata Supreme gjeti se ankesa është e pathemeltë.

Nga provat e administruara rezulton se më 31.05.2026, gjatë një tubimi zgjedhor të organizuar nga LVV në Vushtrri, një vajzë e mitur 10-vjeçare kishte dalë në skenë dhe kishte recituar para pjesëmarrësve të tubimit, e veshur me veshje që përmbanin logon e subjektit politik. Ankesat e paraqitura në PZAP kishin pretenduar se pjesëmarrja aktive e fëmijës në një aktivitet të organizuar zgjedhor përbën angazhim të një personi nën moshën 15-vjeçare në fushatë zgjedhore, në kundërshtim me rregullat zgjedhore në fuqi.

Në procedurën para PZAP-së, LVV kishte pretenduar se e mitura nuk kishte qenë pjesë e programit të organizuar të tubimit, nuk ishte angazhuar nga subjekti politik dhe se iniciativa për paraqitjen e saj kishte ardhur nga vetë ajo, në prani të prindit të saj.

Gjykata Supreme vlerësoi se këto pretendime nuk janë të bazuara. Kolegji i Gjykatës pranoi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, duke theksuar se neni 5 paragrafi 3 i Rregullores Zgjedhore nr. 07/2024 për Fushatën Zgjedhore, Monitorimin e Fshehtë të Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar përcakton se: “Asnjë subjekt politik i certifikuar nuk mund të angazhojë persona nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç në fushatën zgjedhore”.

Sipas vlerësimit të Gjykatës, për ekzistimin e shkeljes nuk është vendimtare nëse iniciativa për pjesëmarrjen e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, si dhe nuk ka rëndësi nëse ka pasur koordinim apo planifikim paraprak. Fakt përcaktues është se organizatori i aktivitetit ka lejuar pjesëmarrjen aktive të një fëmije në një aktivitet zgjedhor, në kundërshtim me ndalimin e paraparë në rregulloren zgjedhore.

Gjykata theksoi se organizatori i tubimit ka përgjegjësi për menaxhimin e aktivitetit dhe për personat që paraqiten në skenë para pjesëmarrësve. Në rrethanat e rastit konkret, e mitura kishte marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitetin zgjedhor, fakt i mbështetur edhe nga provat e administruara në lëndë.

Duke pasur parasysh qëllimin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijëve dhe ndalimin e përfshirjes së tyre në fushata zgjedhore, Gjykata Supreme konstatoi se vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe i bazuar në ligj, ndaj refuzoi ankesën e LVV-së si të pathemeltë duke lënë në fuqi vendimin e PZAP-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shqiptari ndalohet në Gjermani, dyshohet për kontrabandë migrantësh, 15-vjeçari u gjet në bagazh

Shqiptari ndalohet në Gjermani, dyshohet për kontrabandë migrantësh, 15-vjeçari u gjet në bagazh

Basha: Mbi 8.7 milionë euro investime në Qarkoren e Gjakovës, përfshirë rrugën “Bujar Roka”

Basha: Mbi 8.7 milionë euro investime në Qarkoren e Gjakovës, përfshirë rrugën “Bujar Roka”

Pas mbledhjes konstituive të Kryesisë, Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme

Pas mbledhjes konstituive të Kryesisë, Gjini: Gjashtë pikat e Aleancës janë të panegociueshme

Abdixhiku pasi thirri Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së: Do të hyj me bindje dhe besim të plotë tek njerëzit tanë

Abdixhiku pasi thirri Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së: Do të hyj me bindje dhe besim të plotë tek njerëzit tanë

Abdixhiku takohet me ministrin francez Haddad, kërkon funksionalizimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës

Abdixhiku takohet me ministrin francez Haddad, kërkon funksionalizimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës

Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen e huasë me SHBA-në për blerjet ushtarake

Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen e huasë me SHBA-në për blerjet ushtarake

Rama pas reagimit të Xharrës për rastin “Lule Gjeli”: Po ndërpresim marrëveshjen për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel

Rama pas reagimit të Xharrës për rastin “Lule Gjeli”: Po ndërpresim marrëveshjen për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel

Haradinaj takon ministrin francez Haddad, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe NATO

Haradinaj takon ministrin francez Haddad, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe NATO

Kurti: Kosova dhe Franca nënshkruan pesë marrëveshje, partneriteti po shndërrohet në projekte konkrete

Kurti: Kosova dhe Franca nënshkruan pesë marrëveshje, partneriteti po shndërrohet në projekte konkrete

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Më 30 korrik mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së

Më 30 korrik mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së

Mashtrim me donacione e termine vizash, prokuroria ngre aktakuzë ndaj një gruaje në Pejë

Mashtrim me donacione e termine vizash, prokuroria ngre aktakuzë ndaj një gruaje në Pejë

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin ushtarak në ShBA

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin ushtarak në ShBA

Arifi: Kurti po sillet me arrogancën e numrave

Arifi: Kurti po sillet me arrogancën e numrave

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Haxhiu pret në takim përfaqësues të organizatës “Albanians for America”, diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë-SHBA

Haxhiu pret në takim përfaqësues të organizatës “Albanians for America”, diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë-SHBA