Kryesore

Kallas: BE-ja po përgatit paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, propozohet ndalim vizash për ushtarakët rusë

09.06.2026 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kallas: BE-ja po përgatit paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, propozohet ndalim vizash për ushtarakët rusë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se BE-ja po përgatit paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, me synimin për të goditur më tej ekonominë që financon luftën në Ukrainë.

Në një seri postimesh në rrjetin social X, Kallas tha se Bashkimi Evropian po vazhdon të forcojë presionin ndaj Moskës.

“Tullë pas tulle po çmontojmë themelet e ekonomisë së luftës së Rusisë. Sot po paraqesim propozimet për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë”, deklaroi ajo.

Sipas Kallas, paketa e re përfshin ngrirjen e përkohshme të kufirit maksimal të çmimit të naftës ruse, si dhe vendosjen në listën e sanksioneve të institucioneve që Rusia i përdor për të siguruar të ardhura dhe për të anashkaluar masat kufizuese të BE-së.

Ajo bëri të ditur se sanksionet do të synojnë bankat, prodhuesit e armëve, tregtarët e naftës, rafineritë dhe operatorët e kriptovalutave në vendet e treta që ndihmojnë Rusinë në financimin e luftës kundër Ukrainës.

Kallas theksoi se në kuadër të kësaj pakete është propozuar grupi më i madh i emërimeve në listën e sanksioneve në më shumë se dy vjet, me mbi 170 propozime të reja, veçanërisht në sektorin financiar.

“Po i heqim Rusisë mjetet për të financuar luftën”, u shpreh ajo.

Sipas planit të prezantuar, BE-ja synon të godasë rëndë sistemin financiar rus përmes ngrirjes së aseteve të afro 90 bankave, si dhe me ndalime shtesë të transaksioneve për më shumë se 30 banka në Rusi dhe vende të tjera.

Kallas theksoi gjithashtu se të ardhurat nga energjia vazhdojnë të ushqejnë makinerinë ushtarake ruse. Për këtë arsye, BE-ja planifikon masa të reja që përfshijnë kufizime shtesë për tregtinë e naftës ruse dhe ndalime të reja lidhur me rishitjen e cisternave të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Rusi.

Një pjesë e rëndësishme e paketës së re lidhet edhe me kompanitë që mbështesin kompleksin ushtarako-industrial rus. Sipas Kallas, më shumë se 30 subjekte të lidhura me prodhimin e dronëve do të përfshihen në listën e sanksioneve, ndërsa masa të reja të kontrollit të eksporteve do të zbatohen ndaj 50 kompanive, përfshirë kompani me seli në Kinë dhe Turqi.

Në fund, shefja e diplomacisë evropiane paralajmëroi edhe masa të reja ndaj personave të lidhur me forcat e armatosura ruse.

“Dyert e Evropës nuk duhet të jenë të hapura për ish-luftëtarët dhe luftëtarët aktualë rusë. Do të propozojmë një ndalim të plotë të lëshimit të vizave për ish-pjesëtarët dhe pjesëtarët aktualë të forcave të armatosura ruse, si dhe për grupet që veprojnë në emër të tyre”, deklaroi Kallas.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Komandanti i FSK-së pret në takim Zëvendës Agjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA

Komandanti i FSK-së pret në takim Zëvendës Agjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA

Kallas: BE-ja po përgatit paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, propozohet ndalim vizash për ushtarakët rusë

Kallas: BE-ja po përgatit paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, propozohet ndalim vizash për ushtarakët rusë

Aksioni kundër krimit të organizuar, arrestohen pesë persona

Aksioni kundër krimit të organizuar, arrestohen pesë persona

Kurti në Austri, takohet me kancelarin Stocker

Kurti në Austri, takohet me kancelarin Stocker

Osmani për CNN: Kompromisi vlera më e madhe në politikë, të punojmë me njëri-tjetrin

Osmani për CNN: Kompromisi vlera më e madhe në politikë, të punojmë me njëri-tjetrin

Kandidatët më të votuar për deputetë pas numërimit të afër 25% të votave

Kandidatët më të votuar për deputetë pas numërimit të afër 25% të votave

Radoniqi: Numërimi i votave po ecën pa probleme, s’mund të japë datë të saktë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Radoniqi: Numërimi i votave po ecën pa probleme, s’mund të japë datë të saktë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Palatova: Kosova të përshpejtojë reformat dhe funksionalizimin e institucioneve, 880 milionë euro në pritje

Palatova: Kosova të përshpejtojë reformat dhe funksionalizimin e institucioneve, 880 milionë euro në pritje

20% të numëruara: Kaq vota ka Kurti, Hamza, Osmani e Gjini

20% të numëruara: Kaq vota ka Kurti, Hamza, Osmani e Gjini

Aksion i madh kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it

Aksion i madh kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, po marrin pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it

Ardian Gjini, Ramush e Daut Haradinaj, tre të parët më të votuarit në AAK me 11% të votave të numëruara

Ardian Gjini, Ramush e Daut Haradinaj, tre të parët më të votuarit në AAK me 11% të votave të numëruara

Trump: E paralajmërova Netanyahun se Izraeli do të mbetej vetëm nëse përshkallëzohej situata me Iranin

Trump: E paralajmërova Netanyahun se Izraeli do të mbetej vetëm nëse përshkallëzohej situata me Iranin

Mediat ruse në shërbim të destabilizimit: Kremlini dhe Beogradi po përdorin zgjedhjet në Kosovë për përhapjen e propagandës

Mediat ruse në shërbim të destabilizimit: Kremlini dhe Beogradi po përdorin zgjedhjet në Kosovë për përhapjen e propagandës

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Numërimi i 4% të votave të kandidatëve për deputetë, në LDK prin Osmani pasuar nga Abdixhiku, Kica-Xhelili

Numërimi i 4% të votave të kandidatëve për deputetë, në LDK prin Osmani pasuar nga Abdixhiku, Kica-Xhelili

Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë më të votuarit në AAK

Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë më të votuarit në AAK