Një shkelm luftës, Siria ëndërron Botërorin 2018

E publikuar: 07/10/2016 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbolli ka aftësinë që ti bëjë njerëzit të harrojnë për pak momente luftën, e ti japë shpresë edhe shteti si Siria. Vendi i Azisë Perëndimore po jeton ëndrrën të quajtur Kupa e Botës.

Pasi arriti për herë të parë fazën e tretë kualifikuese, përfaqësuesja e drejtuar nga Ayman Akeem ka befasuar, duke fituar 1-0 në fushën e favoritëve të Kinës.

Mahmoud Al Maëas ishte heroi i eikipit sirian, që regjistroi fitoren më të bujshme në turin e tretë kualifikues drejt Botërorit 2008. Humbja përballë ekipit modest shkaktoi revoltë mes tifozëve kinezë, që kërkojnë largimin e krerëve të federatës.

Me suksesin e arritur Siria ka 4 pikë në renditje dhe përgatitet të luajë ndaj Katarit, në një sfidë të nxehtë për shkak të tensionit politik që ekziston ndërmjet dy vendeve.

Me Korenë e Jugut dhe Iranin që duken favorite në grup, objektivi i përfaqësueses së Sirisë është të klasifikohet e treta, për të siguruar një biletë në fazën play-off. Kualifikimi në Botërorin 2018 do ti jepte një shkelm të fortë luftës që zgjat prej gjashtë vitesh, duke shkaktuar dhjetëra-mijëra viktima dhe miliona njerëz të shpërngulur.