Anëtarët e Komisionit për emërtimin e rrugëve në Komunën e Gjilanit kanë bërë të ditur se është vendosur emërtimi për 905 rrugët e Gjilanit. Komisioni njofton se nga këto rrugë 150 të tilla u emëruan me emra të gjinisë femërore.
Mësohet se ky komision ka emërtuar një rrugë të qytetit me emrin e mësueses Gjylie Ramizi, e cila luftoi analfabetizmin e femrave shqiptare në këtë komunë, shkruan koha.net. Gjithashtu komisioni ka emërtuar edhe një rrugë në fshatin Pograxhë me emrin e gazetarit të ndjerë Petrit Sherifi, i cili ka humbur jetën në një aksident komunikacioni.
Pas miratimit nga Komisioni, emrat e këtyre rrugëve do të procedohen për në Ministri të Pushtetit Lokal. Pastaj, të njëjtat sillen dhe miratohen në Kuvend.


















