Lajmet

Reagon Osmani: Emri im nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve

08.06.2026 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Reagon Osmani: Emri im nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka falënderuar qytetarët për siç ka thënë mundësinë e dhënë, për çdo votë e për çdo fjalë inkurajuese.

Osmani, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky rezultat nuk është fundi i një gare, por vazhdimi i një misioni.

“Ky rezultat nuk është fundi i një gare. Është vazhdimi i një misioni. Një mision për t’i shërbyer Kosovës me përkushtim, me ndershmëri dhe me respekt për secilin qytetar, pa dallim”, ka thënë ajo.

Ajo, ka shkruar se në këto zgjedhje ka marrë pjesë me qëllim që të ndihmoj në ringritjen e LDK-së.

Postimi i saj i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

të dashur mbështetës e votues të LDK-së,

Nga zemra, ju faleminderit.

Faleminderit për mundësinë që na dhatë, për çdo votë, për çdo fjalë inkurajuese, për çdo dorë të shtrirë dhe për çdo hap që e bëtë bashkë me ne në këtë rrugëtim.

Gjatë këtyre javëve e muajve, patëm nderin të takonim mijëra qytetarë anembanë Kosovës. Dëgjuam shqetësimet tuaja, ëndrrat tuaja dhe shpresën tuaj për një vend më të zhvilluar, më të integruar dhe më të bashkuar. Kjo shpresë ishte forca jonë më e madhe.

Ndihemi mirënjohës për secilin prej jush që besoi se politika mund të jetë dinjitoze, se debati mund të jetë i civilizuar dhe se e ardhmja mund të ndërtohet mbi vlera, dije dhe përgjegjësi.

Faleminderit të rinjve që na dhanë energji, grave që na dhanë forcë, mërgatës që nuk e harroi atdheun dhe çdo qytetari që doli në votime duke besuar në demokraci.

Ky rezultat nuk është fundi i një gare. Është vazhdimi i një misioni. Një mision për t’i shërbyer Kosovës me përkushtim, me ndershmëri dhe me respekt për secilin qytetar, pa dallim.

Në këto zgjedhje kam marrë pjesë me qëllim që të ndihmoj në ringritjen e LDK-së dhe për t’i dhënë vendit mundësi te riktheje balansat demokratike e të krijojë institucionet sa më parë. Në këtë drejtim, e ritheksoj atë që e kam thënë disa herë: emri im as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve. Përkundrazi, i gjithë kontributi im do të jetë i fokusuar vetëm në daljen nga kriza dhe ndërtimin e institucioneve të cilat mbrojnë shtetin, demokracine, kushtetutën dhe aleancat.

Rruga vazhdon. Bashkë.🤍

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Jom kon i zëshëm për Vjosën”, pse Gazmend Muhaxheri thotë se i “ka hy në hak” Lutfi Hazirit

“Jom kon i zëshëm për Vjosën”, pse Gazmend Muhaxheri thotë se i “ka hy në hak” Lutfi Hazirit

Përparim Rama për kryetar të LDK-së? Muhaxheri: Nuk jam determinuesi unë, ndoshta ky i bën ballë Kurtit, për këtë vendosin delegatët

Përparim Rama për kryetar të LDK-së? Muhaxheri: Nuk jam determinuesi unë, ndoshta ky i bën ballë Kurtit, për këtë vendosin delegatët

Pas 2006-tës, Gjermania synon një tjetër Kupë Bote në tokën e saj

Pas 2006-tës, Gjermania synon një tjetër Kupë Bote në tokën e saj

SHBA-të largohen nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të Francës

SHBA-të largohen nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të Francës

Osmani bën kallëzim penal ndaj “Lule Gjelit”, e kishte denoncuar që në maj

Osmani bën kallëzim penal ndaj “Lule Gjelit”, e kishte denoncuar që në maj

Hamza: Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet, po mban peng të vërtetën për të zhdukurit

Hamza: Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet, po mban peng të vërtetën për të zhdukurit

Ministria e Ekonomisë shtyn afatin e aplikimit për Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2

Ministria e Ekonomisë shtyn afatin e aplikimit për Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2

OVL-UÇK mirëpret pafajësinë e Sami Lushtakut dhe të bashkëluftëtarëve tjerë

OVL-UÇK mirëpret pafajësinë e Sami Lushtakut dhe të bashkëluftëtarëve tjerë

Hamiti: LDK duhet të kuvendojë në frymë demokratike, duhen zgjedhje të reja me lidership të ri

Hamiti: LDK duhet të kuvendojë në frymë demokratike, duhen zgjedhje të reja me lidership të ri

Konfirmohet nga Policia, dy punëtorë lëndohen pasi rrëzohet një kran në Prishtinë

Konfirmohet nga Policia, dy punëtorë lëndohen pasi rrëzohet një kran në Prishtinë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Haxhiu fton liderët e partive në takim, në fokus seanca e 6 gushtit

Haxhiu fton liderët e partive në takim, në fokus seanca e 6 gushtit

Rasti i Ibër-Lepencit, dëshmitari Hama: Viqentijeviqi u ndalua në Zubin Potok, ishte i veshur me uniformë

Rasti i Ibër-Lepencit, dëshmitari Hama: Viqentijeviqi u ndalua në Zubin Potok, ishte i veshur me uniformë

Edhe në rigjykim, Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren

Edhe në rigjykim, Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren

Kusari: Digjitalizimi i proceseve administrative do të lehtësojë bizneset

Kusari: Digjitalizimi i proceseve administrative do të lehtësojë bizneset

Gjykata Themelore liron nga akuzat Sami Lushtakun dhe të tjerët në rastin “Drenica 1”

Gjykata Themelore liron nga akuzat Sami Lushtakun dhe të tjerët në rastin “Drenica 1”