Jennifer Lopez po punon për një album të ri dhe këtu nuk ka asgjë për t’u habitur pasi të gjithë këngëtarët dhe artistët janë gjatë gjithë kohës duke regjistruar këngë e albume të reja.
Ajo që na ka bërë përshtypje është fakti se ky album është i gjithi në spanjisht dhe producenti kryesor për këtë projekt është… Marc Antony, shkruan Blitz.
Kjo është bërë e ditur nga Billboard, që ka treguar edhe se kënga e parë nga ky album do të publikohet në mëntor, kurse i tërë projekti do të publikohet në vitin 2017.
“Jam shumë e emocionuar që po ngre lart rrënjët e mia latine me Marc Antony-n dhe familjen Sony/Magnus”, – ka deklaruar Lopez.
Jennifer dhe Marc u ndanë nga njëri-tjetri në vitin 2011, por kjo s’i ka ndaluar dy ish-bashkëshortët të punojnë së bashku.


















