Kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit.
Postimi i tij i plotë:
Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.
Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike.
Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote!



























