Mediat kroate pyesin tifozët: A është dëmtuar Kosova? Ja si përgjigjen ata (Foto)

E publikuar: 07/10/2016 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat kroate kanë bërë një anketë me qytetarët lidhur me ndeshjen Kosovë – Kroaci

Pas golit të parë të Mario Mandzukic ndaj Kosovës, djelmoshat e Albert Bunjakit krijuan disa raste shënimi. Në një moment Rashica dhe gjithë lojtarët tjerë të Kosovës kërkuan penallti kur goditjen e yllit të Viteses pretendohet se e ndali me dorë mbrojtësi kroat, por gjyqtari kryesor heshti.

Lidhur me këtë, edhe ‘Index.hr’, ka bërë një anketë ku ka pyetur qytetarët nëse është dëmtuar Kosova.

Deri në këto momente gjithçka po shkon e barabartë. 50 për qind mendojnë se ishte penallti, derisa 50 të tjerë mendojnë se nuk ishte. /Express/