Lajmet

Ambasadori britanik në Zubin Potok: Kosovës i duhen shpejt Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti

07.06.2026 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ambasadori britanik në Zubin Potok: Kosovës i duhen shpejt Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për formim sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional në vend.

Gjatë një vizite në qendrën e votimit “Jovan Cvijiç” në Zubin Potok, ai vlerësoi procesin zgjedhor dhe angazhimin e stafit në terren, duke thënë se është pjesë e ekipit diplomatik të vëzhgimit të koordinuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne jemi pjesë e ekipit të vëzhgimit diplomatik të koordinuar nga BE-ja, duke dërguar ekipe në të gjitha pjesët e Kosovës. Puna jonë është të sigurohemi që të kemi një pasqyrë të qartë të asaj që po ndodh në të gjithë vendin”, ka deklaruar Hargreaves për “Mitropol”.

Ai ka shtuar se është i kënaqur me atmosferën dhe organizimin në qendrat e votimit në Zubin Potok.

“Gjithmonë kënaqem kur vij në Zubin Potok. Jam i lumtur që jam këtu. Njerëzit në qendrat e votimit kanë qenë shumë ndihmues dhe mikpritës”, u shpreh ai, duke përgëzuar të gjithë ata që po mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve.

Duke folur për pritjet pas zgjedhjeve, ambasadori britanik tha se shumë qytetarë shpresojnë që vendi të mos përballet sërish me procese të shpeshta zgjedhore.

“Kam përshtypjen se shumë njerëz në këtë vend shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit për këtë vit. Nëse është e nevojshme të shkohet përsëri në zgjedhje, atëherë kjo do të ndodhë, por do të ishte shumë mirë nëse pas këtyre zgjedhjeve partitë politike do të arrinin marrëveshje për Kuvendin, Qeverinë dhe zgjedhjen e Presidentit”, ka deklaruar ai në intervistë për Mitropol.

Hargreaves theksoi se krijimi i shpejtë i institucioneve është në interes të vendit dhe se përgjegjësia për marrëveshjet politike u takon partive.

“Kjo është diçka që partitë duhet ta zgjidhin mes tyre. Unë mendoj se Kosovës i duhet një Kuvend, një Qeveri dhe një President sa më shpejt të jetë e mundur. Do të jetë në dorën e partive politike të përcaktojnë sekuencën dhe rezultatin”, shtoi ambasadori britanik.

Vizita e tij në Zubin Potok u zhvillua në kuadër të monitorimit ndërkombëtar të procesit zgjedhor, ndërsa ai përcolli mesazhin se funksionalizimi i shpejtë i institucioneve është kyç për stabilitetin politik të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rama prezanton projektin që do të shkarkojë trafikun në hyrje të Prishtinës

Rama prezanton projektin që do të shkarkojë trafikun në hyrje të Prishtinës

Ambasadori britanik në Zubin Potok: Kosovës i duhen shpejt Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti

Ambasadori britanik në Zubin Potok: Kosovës i duhen shpejt Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti

Shqyen fletëvotimet në Drenas dhe Prishtinë, dy persona dërgohen në mbajtje

Shqyen fletëvotimet në Drenas dhe Prishtinë, dy persona dërgohen në mbajtje

BE-ja monitoron qendrat e votimit

BE-ja monitoron qendrat e votimit

Fatmir Limaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë me qetësi dhe përgjegjësi

Fatmir Limaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë me qetësi dhe përgjegjësi

DnV: 12 raste të fotografimit të votës, qytetarët mos ta bëjnë se ndiqen penalisht

DnV: 12 raste të fotografimit të votës, qytetarët mos ta bëjnë se ndiqen penalisht

Ky është numri qytetarëve që kanë votuar në Prishtinë deri më tani

Ky është numri qytetarëve që kanë votuar në Prishtinë deri më tani

Kryeziu: Abstenimi i qytetarëve për të mos votuar po i shërben Beogradit

Kryeziu: Abstenimi i qytetarëve për të mos votuar po i shërben Beogradit

Largohet flamuri serb nga qendra e votimit në Gorazhdec të Pejës

Largohet flamuri serb nga qendra e votimit në Gorazhdec të Pejës

Berisha publikon pamje me pretendimin se Krasniqi dhe truproja i tij po ndikojnë te votuesit

Berisha publikon pamje me pretendimin se Krasniqi dhe truproja i tij po ndikojnë te votuesit

Radoniqi: Procesi zgjedhor po zhvillohet sipas planifikimeve, deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 162 mijë qytetarë

Radoniqi: Procesi zgjedhor po zhvillohet sipas planifikimeve, deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 162 mijë qytetarë

Ahmet Isufi merr mbështetje të fuqishme nga analisti Burim Korqa: “Një njeri që  tërë jetën ia kushtoi Kosovës.”

Ahmet Isufi merr mbështetje të fuqishme nga analisti Burim Korqa: “Një njeri që tërë jetën ia kushtoi Kosovës.”

Zgjedhjet e 7 qershorit, Kurti: Pas konstituimit të Kuvendit s’do të ketë pengesa për formimin e institucioneve

Zgjedhjet e 7 qershorit, Kurti: Pas konstituimit të Kuvendit s’do të ketë pengesa për formimin e institucioneve

Tubim përmbyllës i Aleancës në Prishtinë, Ramush Haradinaj: Nesër votoni Aleancën për siguri, energji e zhvillim

Tubim përmbyllës i Aleancës në Prishtinë, Ramush Haradinaj: Nesër votoni Aleancën për siguri, energji e zhvillim

Osmani: E kam ngritur zërin kundër draftit të statutit të Asociacionit të hartuar nga Lajçak

Osmani: E kam ngritur zërin kundër draftit të statutit të Asociacionit të hartuar nga Lajçak

Hamza paralajmëron Kurtin: Nga e hëna nis llogaridhënia për çdo euro të taksapaguesve

Hamza paralajmëron Kurtin: Nga e hëna nis llogaridhënia për çdo euro të taksapaguesve