Lajmet

Radoniqi: Procesi zgjedhor po zhvillohet sipas planifikimeve, deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 162 mijë qytetarë

07.06.2026 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Radoniqi: Procesi zgjedhor po zhvillohet sipas planifikimeve, deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 162 mijë qytetarë

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës po zhvillohet sipas planifikimeve në të gjitha komunat e vendit dhe pa probleme që do të cenonin mbarëvajtjen e tij.

Në konferencën e dytë për media, Radoniqi tha se sipas raporteve të pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, votimi po vazhdon në kushte të rregullta dhe në përputhje me procedurat zgjedhore.

“Ju njoftojmë se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës po zhvillohet sipas planifikimeve në të gjitha komunat e vendit. Sipas të dhënave të raportuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, deri në këtë kohë votimi është duke u zhvilluar në kushte të rregullta dhe pa probleme që do të cenonin mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor. Votimi në vendvotime po vazhdon në përputhje me procedurat e përcaktuara zgjedhore”, tha Radoniqi.

Ai bëri të ditur se KQZ-ja ka aktivizuar dhomën operative për të garantuar koordinim dhe reagim të shpejtë gjatë ditës së zgjedhjeve, ku përveç zyrtarëve të KQZ-së janë të përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera përgjegjëse.

“Për të siguruar koordinim dhe reagim efektiv gjatë procesit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vënë në funksion dhomën operative, ku janë të përfshirë zyrtarë të KQZ-së, si dhe përfaqësues të Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës dhe KEDS. Kjo qendër është aktive gjatë gjithë ditës së sotme të votimit dhe shërben për përcjelljen e zhvillimeve në terren, shkëmbimin e informacioneve dhe trajtimin e çështjeve që mund të paraqiten gjatë procesit. Çdo raportim i pranuar nga institucionet dhe strukturat përgjegjëse është duke u shqyrtuar me kujdes dhe në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore në fuqi të secilit institucion”, deklaroi ai.

Duke prezantuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime, Radoniqi njoftoi se deri në orën 11:00 kanë votuar 162 mijë e 439 qytetarë me të drejtë vote.

“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga më shumë se 97 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 162 mijë e 439 votues apo 8.29 për qind nga 1 milion e 959 mijë e 962 votues”, tha Radoniqi.

Ai krahasoi shifrat me zgjedhjet e fundit parlamentare, duke theksuar se pjesëmarrja deri në të njëjtën orë është pothuajse e njëjtë.

“Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, sipas të dhënave nga rreth 94 për qind e vendvotimeve, kishin votuar 8.27 për qind apo 165 mijë e 404 votues nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit