Lajmet

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

05.06.2026 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në seancën plenare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Tivat të Malit të Zi.

Në fjalën e saj para udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, u.d. Presidentja Haxhiu theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të shihet si domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit, veçanërisht në kontekstin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe shtimit të kërcënimeve hibride në Evropë dhe në rajon.

“Kosova është ndër shoqëritë më proevropiane në rajon. Ne kemi dëshmuar përkushtimin tonë përmes reformave, përputhjes së plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe kontributit tonë për paqen dhe stabilitetin rajonal”, theksoi u.d. Presidentja Haxhiu.

Ajo nënvizoi se përparimi i Kosovës duhet të njihet edhe në procesin e integrimit evropian, duke shtuar se më shumë se tri vjet pas aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është koha që Bashkimi Evropian të bashkohet rreth vendimit për statusin e vendit kandidat për Kosovën dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“Kosova nuk kërkon rrugë të shkurtra. Kërkojmë një proces të drejtë, të besueshëm dhe të bazuar në meritë. Procesi i anëtarësimit ka fuqi transformuese për demokracinë, institucionet dhe ekonominë, prandaj është koha që Kosova të marrë hapin e radhës”, tha u.d. Presidentja Haxhiu.

Në fjalën e saj, u.d. Presidentja Haxhiu mirëpriti edhe vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për integrim në zonën “Roam Like at Home”, si dhe hapat drejt integrimit gradual në kuadër të Planit të Rritjes dhe Tregut të Përbashkët Rajonal. Ajo theksoi se integrimi gradual duhet t’i shërbejë qëllimit përfundimtar: anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

U.d. Presidentja Haxhiu po ashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe trajtimit të barabartë të të gjitha shteteve në rrugën evropiane, pa pengesa politike kur standardet e Bashkimit Evropian janë përmbushur.

Duke folur për sigurinë rajonale, ajo theksoi se sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor duhet të trajtohen me qartësi dhe përgjegjësi. Në këtë kontekst, u.d. Presidentja Haxhiu rikujtoi se pothuajse tri vjet pas sulmit terrorist në Banjskë, ende nuk ka drejtësi për policin e vrarë të Kosovës, ndërsa kryesi kryesor dhe grupi i tij paramilitar vazhdojnë të jenë të lirë dhe të mbrojtur nga Serbia.

Në përmbyllje, u.d. Presidentja Haxhiu riafirmoi se Kosova është e gatshme të vazhdojë reformat, të thellojë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe të kontribuojë në një Ballkan Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më të integruar në familjen evropiane. Ajo theksoi se trajtimi i barabartë i pakicave është vlerë evropiane, e sanksionuar në traktatet e Bashkimit Evropian, dhe se të gjitha shtetet duhet t’u përmbahen standardeve evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026

Kurti: Kosova është më e sigurt se kurrë

Kurti: Kosova është më e sigurt se kurrë

Kosova e vetmja pa status kandidati për BE, në pritje qe 4 vite

Kosova e vetmja pa status kandidati për BE, në pritje qe 4 vite

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

”Kallxo” i përgjigjet Përparim Ramës: Kemi publikuar opinion të Lule Gjelit, autori s’është i panjohur – faqja na sulmoi edhe ne

”Kallxo” i përgjigjet Përparim Ramës: Kemi publikuar opinion të Lule Gjelit, autori s’është i panjohur – faqja na sulmoi edhe ne

Astrit Gashi thotë se Albin Kurti e ka krijuar dhe ushqyer mentalitetin e “Lule Gjelit” : E kanë zbatuar njerëzit e tij në VV

Astrit Gashi thotë se Albin Kurti e ka krijuar dhe ushqyer mentalitetin e “Lule Gjelit” : E kanë zbatuar njerëzit e tij në VV

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Ramadani rikthen deklaratën e tij të majit: Prapa profileve të rreme s’përjashtohet që janë disa ministra

Ramadani rikthen deklaratën e tij të majit: Prapa profileve të rreme s’përjashtohet që janë disa ministra

Ulutash: Pas optimizimit, nëse ka nevojë, trupat e KFOR-it kthehen në Kosovë

Ulutash: Pas optimizimit, nëse ka nevojë, trupat e KFOR-it kthehen në Kosovë

Zemaj: Pas zbulimit të “Lule Gjelit” servilët kanë nisur t’i mbyllin profilet e rreme

Zemaj: Pas zbulimit të “Lule Gjelit” servilët kanë nisur t’i mbyllin profilet e rreme

A do ta bëjë edhe qeverinë e re më 6 gusht a po do të rrijë ende si “Kryeministër në detyrë”, Kurti s’i zbulon planet

A do ta bëjë edhe qeverinë e re më 6 gusht a po do të rrijë ende si “Kryeministër në detyrë”, Kurti s’i zbulon planet

Përparim Rama i kërkon sqarim publik Jeta Xharrës: Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”?

Përparim Rama i kërkon sqarim publik Jeta Xharrës: Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”?