Lajmet

Haxhiu takohet me kryeministrin çek në Tivat, theksohet mbështetja për rrugën evropiane të Kosovës

05.06.2026 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haxhiu takohet me kryeministrin çek në Tivat, theksohet mbështetja për rrugën evropiane të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në margjinat e Samitit BE, Ballkani Perëndimor në Tivat, u takua me kryeministrin e Çekisë, Andrej Babish.

Gjatë takimit, ajo e falënderoi Çekinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në shtetndërtim, në proceset euroatlantike dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Haxhiu vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, duke theksuar se avancimi i përfaqësimit diplomatik me ambasadorë të plotë pasqyron nivelin e bashkëpunimit dhe besimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Presidenca njoftoi se në takim u diskutua për rrugën evropiane të Kosovës dhe për rëndësinë e një procesi të besueshëm të zgjerimit. U.d. Presidentja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e Çekisë ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe kërkoi mbështetjen e saj edhe për hapat e ardhshëm të Kosovës, përfshirë dërgimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian dhe ecjen drejt statusit të vendit kandidat.

Haxhiu theksoi se Kosova e sheh Çekinë si partnere të rëndësishme edhe në fushën ekonomike, me mundësi të reja bashkëpunimi në energji, teknologji të gjelbra, inovacion, digjitalizim, shëndetësi, infrastrukturë dhe industri të avancuar.

Ajo po ashtu shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e Çekisë në KFOR dhe për angazhimin e saj të vazhdueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në partneritet për gazin natyror me SHBA-në

Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në partneritet për gazin natyror me SHBA-në

Haxhiu takohet me kryeministrin çek në Tivat, theksohet mbështetja për rrugën evropiane të Kosovës

Haxhiu takohet me kryeministrin çek në Tivat, theksohet mbështetja për rrugën evropiane të Kosovës

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Komuna e Prishtinës njofton për mbylljen e përkohshme të një rruge në kryeqytet

KQZ me mesazh në prag të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës

Samiti BE- BP në Mal të Zi, Edi Rama i publikon fotografitë me liderë – nga Kosova s’është askush

Ahmet Isufi: Suhareka me tubim madhështor drejt fitores së Aleancës

Livoçi i Ulët në mbështetje të numrit 116

Ahmet Isufi pret çiklistët që udhëtuan nga Zvicra në Kosovë

Molliqaj: Mendoj që veç ne PSD-ja jemi opozitë

Therret me thįkë një i mitur në Gjilan, arrestohet i dyshuari

IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt të Kurtit

Njësia A3 e termocentralit “Kosova A“ rikthehet në prodhim, thotë KEK

Edhe nesër i hapur afati për aplikimin për 100 eurot e lëshuara nga qeveria

Hoti: Anulimi i centralit me gaz amerikan ishte gabim i madh strategjik

Prattipati: Mundësia për projektin e gazit po mbyllet, Kosova të veprojë shpejt – varësia ndaj fqinjëve për rrymën do rritet