Lajmet

Shahini: Kufizimi i ATK-së për pagesat mbi 2 mijë euro rëndon konsumatorët, diasporën dhe bizneset

01.06.2026 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shahini: Kufizimi i ATK-së për pagesat mbi 2 mijë euro rëndon konsumatorët, diasporën dhe bizneset

Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznese, Agim Shahini, ka kritikuar vendimin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për ndalimin e pagesave me para të gatshme mbi 2 mijë euro, duke vlerësuar se masa do të rëndojë konsumatorët, diasporën dhe bizneset.

Shahini, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ATK-ja është “ngutur” me marrjen e këtij vendimi dhe se përfituesit kryesorë do të jenë bankat.

Ai tha se vendimi prek edhe qytetarët e diasporës që nuk kanë shtetësi të Kosovës dhe për pasojë nuk mund të hapin llogari bankare në vend.

“Në Kosovë është marrë një vendim i tillë që mendoj që këtu do ta godet fort blerësin, sepse në këtë rast ATK është dashur që ta kontrollojë shitësin në forma që i ka mekanizmat për ta ruajtur informalitetin, por blerësi, ta marrim shembull diasporën tonë, qytetarët tanë, fshatarët tanë, vijnë ose do të ndërtojnë një shtëpi dhe ata për me ndërtu atë shtëpi, sado që e vogël, kushton me mijëra, dhjetëra mijëra euro dhe shkojnë në një vend për të blerë materialin ndërtimor dhe ajo kushton më shumë se 7-8 mijë euro, 10 mijë euro, 15 mijë euro, varësisht. Ai e blen herë pas here dhe qytetarët tanë detyrohen të hapin një llogari bankare, ta mirëmbajnë atë llogari, ajo është e shtrenjtë, kurse në vendet e BE-së mund të shkosh të blesh deri në 10.000 euro çka të duash, kur të duash dhe nuk të pyet askush çka po blen dhe kjo mendoj që nuk është menduar mirë, mendoj që do të goditen konsumatorët. Kurse informaliteti ka mekanizma ndryshe që mund të luftohet, sepse secili qytetar, biznes, duhet ta ngritin kulturën e vet fiskale, të paguajnë tatim, të paguajnë taksat, por mos të kufizohet sistemi i pagesës, sikur në këtë rast deri në 2.000 euro”.

“Mendoj që Kosova në këtë rast nuk ka menduar mirë për qytetarët, nuk ka menduar mirë për njerëzit e diasporës, për konsumatorin. Ata të diasporës, nëse kanë pasaportë të huaj dhe jetojnë në Kosovë, nuk kanë nënshtetësi të Kosovës, ata nuk mund ta hapin as llogarinë në Kosovë dhe kjo është goxha e rëndë dhe mendoj se ATK është ngutur që të marrë një vendim të tillë dhe një vendim i tillë nuk besoj që do t’i sjellë përfitim më shumë shtetit, përpos bankave që edhe ashtu i kanë krejt shërbimet të shtrenjta, interesin e kanë të shtrenjtë dhe nuk janë aq në bashkëpunim me konsumatorin dhe kjo mendoj që e ka goditur tepër konsumatorin”, tha ai.

Sipas tij, kufizimi i pagesave “cash” nuk do të ndikojë domosdoshmërisht në luftimin e informalitetit, ndërsa shtoi se vendet e Bashkimit Evropian nuk kanë kufizime të tilla.

Shahini shtoi se problemi kryesor mbetet mos-lëshimi i faturave fiskale nga shitësit.

“Informaliteti në këtë formë nuk mund të themi se do të sigurohet më shumë, por detyrimi në sistemin bankar është një kontroll më i madh, por në anën tjetër është një kufizim më i madh që vendet tjera nuk e kanë, nuk e ka as BE-ja, sepse secili prej neve mund të blejmë në BE deri në 10.000 euro çka të duam, pa kufizim, pa u futur përmes sistemit bankar, por janë mekanizmat tjerë që shitësi nuk guxon me të shitur pa faturë asgjë, kurse tek ne kjo ende vazhdon të shesin pa fatura. Informaliteti ekziston, sidomos në shërbime, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë, të zejtarive të ndryshme, e që ATK do duhej të rrisë kontrollin më shumë përmes arkave fiskale dhe arkat fiskale janë ato që e kontrollojnë, por sistemi bankar nuk është ai që e kontrollon biznesin, a po e shet dhe a po e paguan taksën e tatimit, por është ATK përmes sistemit të arkave fiskale”, tha ai.

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk do të lejohen të kryhen me para të gatshme, por vetëm përmes sistemit bankar ose formave elektronike të pagesës.

“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shahini: Kufizimi i ATK-së për pagesat mbi 2 mijë euro rëndon konsumatorët, diasporën dhe bizneset

Shahini: Kufizimi i ATK-së për pagesat mbi 2 mijë euro rëndon konsumatorët, diasporën dhe bizneset

IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në tubimin zgjedhor në Vushtrri

IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në tubimin zgjedhor në Vushtrri

Pesë pacientë shërohen nga Ebola në Kongo, dalin nga spitali

Pesë pacientë shërohen nga Ebola në Kongo, dalin nga spitali

Rasti i vdekjes së punëtorit në Pejë – Arrestohet një person, dyshohet për manipulim me prova

Rasti i vdekjes së punëtorit në Pejë – Arrestohet një person, dyshohet për manipulim me prova

Columbus: Pacientët me kancer mbeten pa mbështetje financiare pas 20 ditësh pushim

Columbus: Pacientët me kancer mbeten pa mbështetje financiare pas 20 ditësh pushim

Rama thotë se këto ditë e ka menduar dorëheqjen: Po bëhem shumë i drejtpërdrejtë

Rama thotë se këto ditë e ka menduar dorëheqjen: Po bëhem shumë i drejtpërdrejtë

KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama sfidon Kurtin: Qysh synon me kriju Prokurori? Po kërkoni çkapje, e pushteti don me e kapë?

Rama sfidon Kurtin: Qysh synon me kriju Prokurori? Po kërkoni çkapje, e pushteti don me e kapë?

Kurti LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, me 15 deputetë katër ministri, ta shohim se çka do iu thojnë

Kurti LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, me 15 deputetë katër ministri, ta shohim se çka do iu thojnë

Kurti kritikon deputetët e ish-opozitës për mospjesmarrje në Kuvend, Matoshi: Edhe ju mungonit në të kaluarën

Kurti kritikon deputetët e ish-opozitës për mospjesmarrje në Kuvend, Matoshi: Edhe ju mungonit në të kaluarën

Ahmet Isufi: Familjet e dëshmorëve dhe veteranët janë themeli moral i lirisë së Kosovës

Ahmet Isufi: Familjet e dëshmorëve dhe veteranët janë themeli moral i lirisë së Kosovës

Hoxha i përsërit fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: ‘Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë’

Hoxha i përsërit fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: ‘Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë’

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Artistja Arbresha Hoxha prezanton veprat e saj në Barcelonë, New York dhe Vjenë

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja