Lajmet

Columbus: Pacientët me kancer mbeten pa mbështetje financiare pas 20 ditësh pushim

01.06.2026 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Columbus: Pacientët me kancer mbeten pa mbështetje financiare pas 20 ditësh pushim

Instituti Columbus ka publikuar raportin “Politikat e pushimit me pagesë dhe lehtësirave në punë për punonjësit e diagnostikuar me kancer në Kosovë dhe krahasimi me Evropën”, i cili evidenton mangësi serioze në mbrojtjen sociale dhe të drejtat në punë të pacientëve me kancer në Kosovë.

Gjatë prezantimit të gjetjeve në një konferencë për media, ekspertja e politikave shëndetësore dhe sociale e cila eshte autore e raportit, Saranda Ramaj, tha se trajtimi i kancerit është një proces afatgjatë që shpesh zgjat me muaj apo vite, ndërsa mbrojtja që ofron aktualisht sistemi në Kosovë mbetet e pamjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave reale të pacientëve.

“Një pacient me kancer nuk mund të trajtohet njësoj si një person që mungon disa ditë në punë për shkak të një sëmundjeje të zakonshme. Trajtimi onkologjik shpesh përfshin operacione, kimioterapi, radioterapi dhe periudha të gjata rikuperimi. Megjithatë, pas vetëm 20 ditësh pushim mjekësor të kompensuar, pacientët në Kosovë mbeten pa një mekanizëm të qartë që garanton vazhdimin e mbështetjes financiare gjatë trajtimit”, deklaroi Ramaj.

Raporti tregon se Kosova mbetet dukshëm prapa standardeve evropiane në mbështetjen e pacientëve me sëmundje të rënda. Pas përfundimit të periudhës së kompensuar prej 20 ditësh pune, nuk ekziston një skemë funksionale e sigurimit të sëmundjes që garanton vazhdimin e mbështetjes financiare për punonjësit që mbeten të paaftë për punë për periudha më të gjata.

Në kuadër të hulumtimit janë anketuar 132 pacientë onkologjikë dhe familjarë të tyre, të cilët kanë identifikuar qartë boshllëqet ekzistuese në sistem. Rezultatet tregojnë se 73.3% e respondentëve kërkojnë pushim mjekësor më të gjatë, ndërsa 72.5% kërkojnë mbështetje më të madhe financiare gjatë trajtimit. Po ashtu, 42% kanë theksuar nevojën për fleksibilitet në vendin e punës, 41.2% për rikthim gradual në punë pas trajtimit, 36.6% për mbrojtje nga largimi prej punës dhe 29.8% për mbështetje psikologjike.

Sipas raportit, këto gjetje dëshmojnë se pacientët me kancer kanë nevojë jo vetëm për trajtim shëndetësor, por edhe për siguri ekonomike, mbrojtje të vendit të punës dhe mekanizma që u mundësojnë rikuperimin pa frikën e humbjes së të ardhurave.

Raporti rekomandon reforma ligjore dhe institucionale që do të zgjasnin periudhën e mbështetjes për pacientët me sëmundje të rënda, krijimin e një skeme funksionale të sigurimeve shoqërore për zëvendësimin e pagës gjatë sëmundjes afatgjatë, si dhe vendosjen e mekanizmave për fleksibilitet dhe rikthim gradual në punë.

Instituti Columbus u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar që pacientët me kancer të mos përballen me pasiguri financiare dhe profesionale në periudhën kur kanë më së shumti nevojë për mbështetje./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare