Lajmet

Britanikët OSBE’së për zhvillimet në Kosovë: Duhet stabilitet institucional, na shqetëson mungesa e normalizimit me Serbinë

28.05.2026 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Britanikët OSBE’së për zhvillimet në Kosovë: Duhet stabilitet institucional, na shqetëson mungesa e normalizimit me Serbinë

Zyra për Punë të Jashtme, Commonwealthin dhe Zhvillim e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar një deklaratë lidhur me raportin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk për zhvillimet në Kosovë.

Kjo zyrë ka publikuar transkriptin e fjalëve të përfaqësuesit britanik, Neil Holland lidhur me raportin e prezantuar. Fillimisht përgëzohet McGurk për raportin dhe prezantimin e tij, ndërsa që në fillim të deklaratës theksohen ciklet e shpeshta zgjedhore dhe “pasiguria e zgjatur politike” në Kosovë.

“Zoti Kryesues, raporti i Misionit me të drejtë thekson barrën e vendosur mbi institucionet e Kosovës nga ciklet e përsëritura zgjedhore dhe pasiguria e zgjatur politike. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje partive politike të Kosovës që të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive, në interes të të gjitha komuniteteve, për të siguruar stabilitet institucional, për të rikthyer besimin publik dhe për të mundësuar përparim në reformat prioritare”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar thotë se “mirëpret rikthimin paqësor të kryetarëve përfaqësues serbë të Kosovës në komunat veriore pas zgjedhjeve lokale të tetorit” dhe i inkurajon ata që “të përqendrohen në qeverisjen praktike, duke punuar në mënyrë konstruktive me institucionet qendrore dhe duke iu përgjigjur nevojave të të gjithë qytetarëve që përfaqësojnë”.

“Mbretëria e Bashkuar e vlerëson shumë punën e Misionit në mbështetje të proceseve demokratike. Asistenca teknike e Misionit për autoritetet zgjedhore vazhdon të luajë një rol jetik në mbështetjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të besueshme, veçanërisht në një mjedis politik kompleks. Ne mirëpresim gjithashtu përpjekjet më të gjera të Misionit për të forcuar sundimin e ligjit, për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve dhe për të promovuar llogaridhënien në mbarë Kosovën”, thuhet në deklaratë.

MB përgëzon edhe përfaqësuesin special të Bashkimit Europian, Peter Sorensen për përpjekjet e tij për “të mbështetur zbatimin e Ligjit për të Huajt të Kosovës”.

“Mbetet thelbësore që ky proces të zhvillohet gradualisht, në mënyrë transparente dhe në koordinim të ngushtë me komunitetet e prekura dhe komunitetin ndërkombëtar. Qasja në shërbimet thelbësore, përfshirë kujdesin shëndetësor dhe arsimin, nuk duhet të ndërpritet. Dialogu dhe konsultimi mbeten kyçe”, thuhet në deklaratë.

Mbretëria e Bashkuar thotë se mbetet “e shqetësuar nga mungesa e vazhdueshme e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Angazhimi konstruktiv me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, nga të dyja palët, dhe zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve është thelbësor për stabilitetin rajonal dhe për përmirësimin e jetës së përditshme të të gjithë qytetarëve. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga retorika dhe veprimet që minojnë besimin ose përshkallëzojnë tensionet”, thuhet në deklaratë.

Deklarata përmend edhe llogaridhënien.

“Serbia duhet të sjellë para drejtësisë përgjegjësit si për sulmin në Banjskë ashtu edhe për sulmet kundër Policisë së Kosovës dhe personelit të KFOR-it në Zveçan. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për akte të tilla. Bashkëpunimi i plotë me hetimet është thelbësor”, thuhet në deklaratë.

Së fundi, MB nënvizon rëndësinë e punës së Misionit të OSBE-së me komunitetet jo-shumicë, përfshirë angazhimin e tij me institucione si Kisha Ortodokse Serbe.

“Puna e rrjetit të qendrave rajonale të Misionit – shpesh afatgjatë, diskrete dhe e bazuar në terren – mbetet thelbësore për ndërtimin e besimit, paralajmërimin e hershëm dhe stabilitetin afatgjatë”, thuhet ndër tjerash në deklaratë./Express

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Jahjaga: Gratë e Kosovës kanë qenë pjesë e padiskutueshme e rrugëtimit drejt shtetndërtimit

Jahjaga: Gratë e Kosovës kanë qenë pjesë e padiskutueshme e rrugëtimit drejt shtetndërtimit