Ekonomi

Çudia në ndërmarrjen “Pastërtia”, vetëm 40 cent diferencë vendosin fituesin e tenderit për sigurimin e automjeteve

15.05.2026 07:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çudia në ndërmarrjen “Pastërtia”, vetëm 40 cent diferencë vendosin fituesin e tenderit për sigurimin e automjeteve

Vetëm 40 cent diferencë kanë vendosur fituesin e një tenderi për sigurimin e automjeteve të një kompanie publike në Ferizaj, në një garë ku të tre ofertat rezultojnë pothuajse identike në çmim, raporton Infosot.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj ka shpallur fituese kompaninë “Scardian” me ofertën 8,548.16 euro, duke lënë pas dy kompani të tjera me diferencë minimale. Sipas njoftimit zyrtar të prokurimit, oferta e dytë nga “Prisig” ishte 8,548.56 euro, ndërsa ajo e tretë nga “Illyria” arriti në 8,548.59 euro.

Kjo do të thotë se dallimi mes ofertës fituese dhe ofertës së dytë është vetëm 40 cent, ndërsa mes ofertës së parë dhe të tretës vetëm 43 cent, një situatë jo e zakonshme për tenderë publikë ku zakonisht diferencat janë më të theksuara.

Tenderi kishte për objekt “Shërbimet për kryerjen e sigurimeve të automjeteve për nevoja të kompanisë KRM Pastërtia Sh.A.” dhe është zhvilluar në përputhje me procedurat e Ligjit për Prokurimin Publik. Në total janë pranuar tri oferta, të cilat sipas dokumenteve janë konsideruar të përgjegjshme dhe janë vlerësuar mbi bazën e kriterit të çmimit më të ulët.

Në përfundim të vlerësimit, kontrata i është dhënë operatorit ekonomik që ka ofruar çmimin më të ulët, në këtë rast “Scardian”, ndonëse diferencat me konkurrentët janë pothuajse simbolike.

Procedura është zhvilluar nga zyra e prokurimit e KRM “Pastërtia” në Ferizaj, ndërsa vendimi për shpërblimin e kontratës është marrë më 17 prill 2026.

Njoftimi per nenshkrimin e kontrates Pastertia (Dokument)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje