Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen Prishtinë – Podujeva. Aksidenti ka ndodhur saktësish në fshatin Lluzhan të Podujevës. Një person është i lënduar rend ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.
Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta me parë dhe në vendin e ngjarjes tani kanë arritur policia. Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Emergjente në QKUK.
Veturat e përfshira në aksident janë njëra e markës Opel dhe tjetra Safira – Sharan.
Policia në vendin e ngjarjes nuk ka dhenë informata për aksidentin por dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë.