Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë, në kuadër të shënimit të 29 shtatorit Ditës botërore të zemrës. sot në sheshin “Delfina” në lagjen Vllae në bashkëpunim me komunën e Karposhit nga ora 11:00 deri në orën 13:00 do të organizojë hepening muzikor. Moto e shënimit të sivjetëm të Ditës botërore të zemrës është “Jepni forcë jetës tuaj”.
Këtë vit, informojnë nga Instituti, nuk ka kontrolle falas parandaluese për qytetarët, por do të ketë material promotiv me drejtime dhe këshilla për atë si duhet të kujdesemi për shëndetin. Si çdo vit parandaluesit nga Instituti për shëndet publik apelojnë për vizitë të rregullt te mjeku i përzgjedhur dhe zbatimin e këshillave dhe rekomandimeve parandaluese, të cilat janë mënyra e vetme për zvogëlimin e rreziqeve nga sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalimi i pasojave nga to.
Çdo vit sëmundjet kardiovaskulare janë shkak për 17,3 milionë raste të vdekjes së hershme, ndërsa deri në vitin 2030, pritet që 23,6 milionë njerëz të vdesin nga këto sëmundje. Këto janë sëmundje të projektuara nga Organizata botërore e shëndetësisë, me ç’rast prite sëmundjet kardiovaskulare të mbeten shkaku kryesor për vdekje në botë.
Në Maqedoni në vitin 2015 nga sëmundjet e sistemeve të qarkullimit të gjakut kanë vdekur 11.939 persona. Vlerësimet tregojnë se të paktën 80 për qind nga të gjitha sëmundjet e zemrës, sulmit në zemër dhe diabeti tipi 2 mund të parandalohen me vizitë të rregullt te mjeku i përzgjedhur.
Shkalla e mortalitetit nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut në popullatën e përgjithshme në Maqedoni në periudhën e vitit 2010-2015 edhe më tej ka trend të rritjes.