Bisedimet për kodin në Bruksel mund të zgjaten deri të premten

E publikuar: 28/09/2016 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dialogu i delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacion mund të zgjaten deri të premten, transmeton Koha.net.

Më parë ishte planifikua që bisedime të përfundojnë nesër, e enjte.

Përfaqësuesit e delegacioneve deri më tash nuk kanë dhënë anojë deklaratë lidhur me ecurinë e bisedimeve.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq i ka thënë agjencisë beta se Bashkimi Evropian ka ftuar Beogradin e Prishtinën të jenë konstruktivë në mënyrë që implementimi i marrëveshjes të kryhet gjatë kësaj jave.

Delegacionin e Kosovës në këto bisedime e udhëheq ministrja për Dialog Edita Tahiri ndërsa atë të Serbisë Marko Gjuriq.

Me marrëveshjen për telekomunikacion, siç transmetojnë medie serbe, është paraparë që Serbia të kërkojë kodin telefonik për Kosovën, i cili, si pronë e Serbisë, do t’i jepet në përdorim Kosovës e që Telekom Srbija-s t’i mundësohet afarizmi i papenguar në territorin e Kosovës.