Gratë e banuesve të banesave në Dardani po protestojnë para shtëpisë së Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke kërkuar strehim për fëmijët e tyre.
Ahmeti ka dalë jashtë shtëpisë për t’i dëgjuar, por ai tha se kjo çështje nuk i takon atij dhe se nuk ka në dorë asgjë në lidhje me këto prona.
Ai ka theksuar se para disa ditëve e ka shpjeguar rastin e banesave në lagjen Dardania.
Lidhur me këtë çështje ai ka bërë edhe një psotim në Facebook, duke thënë se sot edhe Gjykata ka dal me komunikatë ku ka shpjeguar që ky rast është i vendosur në vitin 2008, dhe që tani sipas tij, po zbatohet.
“Por dikush vazhdon ti gënjejë disa nga banorët aty duke ju thënë se unë po vendosi se a duhet ti blejnë ata apo jo apo kam dhënë urdhërin për gjykata e për polici. Sapo më vizituan para shtëpisë rreth 30 gra me fëmijë që dikush ju kishte thënë të vijnë. Ju thash edhe sot atë që e kam thënë qe sa vite. Ne kemi përgjegjësi për raste sociale dhe secilin rast të rëndë mund ta ndihmojmë por ne as nuk japim prona, as nuk marrim vendime të gjykatave e as nuk bëjmë ligje. Adresa për ato vendime është tjetërkund”, ka shkruar Ahmeti.