Rreth orës 00:18 të së dielës, Policia e Kosovës është njoftuar nga një qytetar se është përfshirë nga flakët objekti përcjellës i një pompe benzine në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Zjarrfikësit menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin thuhet në raportin e policisë, derisa ende nuk dihet se si u ndez objekti.
Sipas pronarit të objektit vlera e dëmit është rreth 10.000 euro.
Ndërsa me datën 24 të këtij muaji një femër e komunitetit ashkali ka raportuar se për arsye të pa njohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e saj dhe e njëjta është djegur në tersi.
Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për të lënduar as në këtë rast.