Nuk është më çudi që edhe figura të njohura shqipare të shoqërohen me emra të mëdhenj të botës së artit, muzikës dhe sportit ndërkombëtar.
Vetëm përpara disa orësh, modelja shqiptare që jeton aktualisht në SHBA, Emina Cunmulaj ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet në shoqërinë e bashkëshortit të saj dhe David Beckham.
Siç ka treguar dhe Emina, ata të tre kanë qenë duke darkuar në një restorant në Los Angelos, ndërkohë që ajo ka shkruar: “Kur këta flasin për futbollin dhe ti nuk ja ke idenë se çfarë thonë…”. Interesant ka qenë komenti i Dafina Zeqirit e cila siç duket ka një simapti për futbollistin Beckham. “Të fala!” – ka shkruar ajo në komente, ndërsa komentuesit e tjerë kanë qeshur me reagimin e saj të këndshëm. /Blitz.al/