????????????????????????????????????
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri nuk ka vonuar përgjigjen ndaj Marko Gjuriqit që tha se kodi telefonik ndërkombëtar nuk është i mundshëm për Kosovën, por vetëm një kod telefonik në kuadër të zonës territoriale të Serbisë.
Tahiri ka thënë se Gjuriq është nervozuar se i është ndaluar hyrja në Kosova dhe për këtë flet të pavërteta, transmeton Koha.net.”Z.Gjuriq është nervozuar se ia kam refuzuar hyrjen në Kosovë, tani flet gjëra të pavërteta”, ka thënë Tahiri për KTV.
Ajo më tej ka thënë se duhet pyetur Gjuriq pse Austria ka aplikuar për kodin telefonik, e jo Serbia dhe si ka kundërshtuar Tahiri këtë.
“Pyeteni Gjuriqin pse Austria ka Aplikuar për kodin telefonik për Kosovën? Po të ishte siç thotë ai, atëherë u deshtë Serbia ta bënte. Ka provuar pala serbe që Serbia të aplikoj për ta shitur në opinion se gjoja ata po ia japin kodin Kosovës, mirëpo unë e kam refuzuar kategorikisht duke ju thënë se Shqipëria mund të aplikoj për neve dhe kurrsesi ish okupatori Serbia. Prandaj marrëveshja është bërë që Austria të aplikoj, të cilën edhe e ka bërë në janar të këtij viti”, përfundoi Tahiri.