Demarkacioni, mision ‘i pamundur’ për Qeverinë

E publikuar: 24/09/2016 08:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni qeverisës megjithëse i ka 85 deputetët në Kuvend nuk po arrin që t’i sigurojë 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Drejtuesit e koalicionit kohën e fundit nuk po lënë “gur pa lëvizur” për të gjetur konsensus me subjektet opozitare. Opozita thotë se konsensusi mund të arrihet vetëm nëse procesi i demarkacionit nis nga zeroja

Koalicioni qeverisës PDK – LDK, i njohur ndryshe si “Koalicioni i elefantëve”, me 85 deputetë nuk po arrin që t’i sigurojë 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi. Burime të “Zërit” kanë bërë të ditur se janë mbi 10 deputetë të koalicionit qeverisës, të cilët po vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë marrëveshje.

Prandaj, sipas këtij burimi, drejtuesit e koalicionit po mundohen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët më subjektet opozitare në mënyrë që t’i sigurojnë votat e nevojshme për këtë marrëveshje, e cila konsiderohet kusht për liberalizim vizash