Kërkohen informata për problemet në fshatin Hade

E publikuar: 24/09/2016 08:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka kërkuar informatë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore dhe komuna e Obiliqit, lidhur me problemet infrastrukturore të fshatit Hade.

Anëtaret e komisionit në mbledhjen e fundit janë pajtuar që përfaqësuesit e bordit te AKP-së,të japin sqarimet e veta në mbledhjen e komisionit, lidhur më çështjen e ish- punëtorëve të Ndërmarrjes Shoqërore “Sharr-Sallonit” nga Hani i Elezit.

Kryetarja e këtij komisioni, Lirie Kajtazi, ka njoftuar të pranishmit se Zyra për Qeverisje të mirë më 6 tetor, do të mbaje një konference për grupin LGBT, në temën “Pse nuk funksionojnë ligjet”, duke i sugjeruar anëtaret e komisionit që të marrin pjesë në këtë takim.