Ish-ministri i kulturës, Astrit Haraqija i është shtuar listës së politikanëve të diplomuar. Ai tashmë është bërë me diplomë të drejtësisë në master. Diplomimin e tij e ka bërë publike vetë Haraqija në një postim në Facebook.
“Faleminderit familjes për të gjitha. Edhe kjo u kry. Vazhdojmë”, ka shkruar ish-ministri në Facebook duke treguar se përfunduar me sukses fakultetin e drejtësisë në master.
Ai në këtë postim ka bërë publike edhe disa foto.