Lajmet

Kosova, pikë referimi në hartën e trafikut ajror ndërkombëtar

23.09.2016 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova, pikë referimi në hartën e trafikut ajror ndërkombëtar

Kosova nuk ka pasur deri më tani asnjë aksident ajror, siç nuk ka pasur ndonjë kërcënim apo ndërhyrje në masat e sigurisë së aviacionit civil.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Kolegji “Tempulli”, me temë ‘Kosova si qendër e rëndësishme e udhëtarëve në regjionin e Evropës Juglindore dhe kërkesat për shërbime shtesë në trafikun ajror’, ku u tha se trafiku por edhe transporti ajror në Kosovë janë duke lëvizur përpara në industrinë e aviacionit në regjion dhe më gjerë.

Po ashtu u tha se Kosova është një pikë e rëndësishme referimi në hartën e trafikut ajror ndërkombëtar, e cila çdoherë e më shumë ofron mundësi më komode për udhëtim. Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar “Limak Kosova”, Adem Gashi, tha se nuk ballafaqohen me ndonjë problem që kërkon ndërhyrje urgjente.

“Temat që u debatuan ishin shumë të rëndësishme në arritjen e  sukseseve të aviacionit civil në Kosovë por edhe me sfidat që ballafaqohet aviacion civil në Kosovë, si dhe ndërtimin e strategjive të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e drejtpërdrejtë të aviacionit civil në Kosovë……u folën edhe për sukseset të cilat janë arrit në aviacionin civil në Kosovë si një shtet i porsaformuar Republika e Kosovës që ka ndërtu edhe ka arrit me sukses të ndërtojë të gjitha institucionet sa i përket aviacionit civil në Kosovë si nga aspekti i sigurimit dhe sigurisë së përgjithshme……ne nuk ballafaqohemi me probleme të cilat kërkojnë ndërhyrje urgjente”, tha ai.

Udhëheqësi i Divizionit për sigurim të aviacionit civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kastriot Gashi tha se që nga paslufta, Kosova nuk ka pasur ndonjë kërcënim në masat e sigurisë së aviacionit civil.

“Kosova nuk ka pasur deri më tash incident apo më të voglin aksident ajror, si dhe janë paraqitur masat të cilat i ka ndërmarr Ministria e Punëve të Brendshme duke u bazuar në kërcënimet e fundit që kanë ndodh në sigurinë  aviacionit civil në gjithë botën si dhe tash së fundi që kemi kërcënime direkte nga disa organizata edhe sa i përket sigurisë në Kosovë…..ne si Kosovë do të thotë vetëm marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, i kemi vetëm në bazë të marrëveshjes ECA për hapësirë ajrore evropiane… deri më tani fatbardhësisht nuk kemi ndonjë kërcënim apo ndërhyrje në masat e sigurisë së aviacionit civil”, tha ai.

Kurse, kryeshefi ekzekutiv i Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bahri Nuredini, ka bërë një prezantim për synimet e Agjencionit të Shërbimeve të Navigimit Ajror, në ngritjen e kapaciteteve teknike, njerëzore dhe procedurale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje