Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

E publikuar: 22/09/2016 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të hash shumë djathë mund të jetë çelësi i një jete të shëndetshme. Një studim i Universitetit të Kopenhagenit zbuloi se djathi i bën shumë mirë zemrës.

139 vullnetarë morën pjesë në një eksperiment 12-javor. Në këtë periudhë ata u ndanë në 3 grupe. Njëri grup konsumoi 80 gramë djathë me yndyrë, grupi i dytë konsumoi 80 gramë djathë pa yndyrë dhe grupi i tretë nuk konsumoi djathë fare.

Për habi, grupi që konsumoi djathë me yndyrë nuk pati asnjë ndryshim në kolesterolin e keq, nuk u shëndosh dhe nuk pati rritje tensioni. Përkundrazi, shëndeti i tyre u përmirësua, pasi iu rrit niveli i kolesterolit të mirë.