Bota & Rajoni

“The Economist”: Vuçiq, miku serb i Edi Ramës

19.09.2016 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“The Economist”: Vuçiq, miku serb i Edi Ramës

Aleksandar Vuçiq nuk është ai lloj njeriut që i druhet ndryshimit të mendimit. Më 2005, kur serbët ishin të frustruar se Britania kishte marrë pjesë në luftën e NATO-s në Kosovë, ai ishte një prej redaktorëve të librit të titulluar “English Gay Fart Tony Blair” (“Pederasti pordhac anglez, Tony Blair”). Vitin që shkoi ai e angazhoi ish-kryeministrin britanik si këshilltar të Qeverisë serbe.

Kohët ndryshojnë, shpjegon zoti Vuçiq. Gjatë luftës së Kosovës, ai kishte shërbyer si ministër i propagandës së Slobodan Milosheviqit, liderit të Serbisë në kohën e luftës dhe spastrimit etnik. Por, që nga viti 2014, Vuçiç, 46 vjeçar, është kryeministër. Qëllimi kryesor strategjik i tij tani është të sigurojë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian – duke ruajtur marrëdhëniet e mira me Rusinë, thekson ai.

Vuçiç e pranon se disa njerëz e konsiderojnë “djalë të keq”. Shumica prej tyre janë të huaj, por ka edhe shumë serbë. Kritikët e quajnë autoritar që u është dorëzuar atyre që janë besnikë të fjalës së tij. Ka prej atyre që e konsiderojnë ultranacionalist të tërbuar. Ai mendon se kjo qasje reflekton pakënaqësi. “Ata po jetojnë në vitet nëntëdhjetë”.

Vuçiçit padyshim se i ka ardhur dita. Në fillim të vitit ai mbajti zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se dëshironte të konfirmonte mandatin e tij për të ndjekur politikën e integrimit në BE. Koalicioni i tij fitoi shumicë modeste. Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, e vizitoi në gusht Beogradin. Dmitri Medvedev, kryeministër i Rusisë, pritet ta vizitojë në pjesën e mbetur të vitit. Krerët perëndimorë i referohen Vuçiçit, me fjalët e Sebastian Kurzit, ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë, si “spirancë e stabilitetit” në rajon.

Ky vlerësim reflekton pjesërisht ekonominë e përmirësuar të Serbisë. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, Vuçiç zbatoi masa të ashpra dhe negocioi një kredi prej 1,2 miliardë dollarësh me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Pas disa vitesh me tkurrje ekonomike, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Serbisë shënoi rritje prej 0,5 për qind më 2015 dhe pritet të rritet deri në 1,8 për qind sivjet. Por, shumica e suksesit vjen për shkak të qëndrimit diplomatik proevropian të Serbisë, transmeton Panorama.

Më 2015, në kohën e krizës së refugjatëve, Vuçiç ishte një prej krerëve të pakët që ofroi përkrahje të parezervë për politikën e Angela Merkelit të Gjermanisë, njëherësh duke kritikuar disa prej fqinjëve të tij në Europën Qendrore.

Kundërshtarët e Vuçiçit janë të zemëruar për shkak të imazhit të mirë të tij jashtë vendit. Ata e cilësojnë si autokrat të paskrupullt që qeveris me mesazhe telefonike dhe e mbush kabinetin me besnikë politikë të autoritetit të tij. “Është si puna e performancës teatrale me një aktor”, thekson një burim që kishte punuar me të.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme e përshkruan stafin si një tufë “miqsh, kurtizanesh dhe kushërinjsh”, që nuk kanë kualifikime e nevojshme: “Është koha për nepotizëm”.

Të tjerët e përshkruajnë si një soj edhe më të errët autoritarizmi. Sasha Jankoviç, ombudsperson i Serbisë, thekson se shteti është reduktuar në një person të vetëm. Kryeministri, thekson ai, përzihet në punët e policisë, drejtësisë, shërbimit sekret dhe në shumicën e institucioneve të rëndësishme të vendit. Pasi kishte hetuar një rast keqpërdorimesh përfshirë edhe vëllain e kryeministrit, dosjet e policisë lidhur me vetëvrasjen e një miku më 1993 i ishin dorëzuar një ministri, thekson Jankoviç. Dosja i ishte dorëzuar pastaj shtypit; disa raporte pretendonin se vetë zoti Jankoviq ishte vrasësi. Ai thekson se policia i ka thënë se ishte urdhëruar që dosja t’u dorëzohej eprorëve të tyre.

Vuçiçi entuaziast nuk ia var këtyre akuzave, duke theksuar se vijnë prej smirës së kundërshtarëve. Shqetësimi i tij është stabiliteti dhe zhvillimi rajonal, dhe shqetësimi për rrezik të konfliktit të ri në Bosnjë, thekson ai. Njëherësh, prioritet e ka anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ai përballet me sfida të shumta.

Në atmosferën pas daljes së Britanisë nga BE, unioni nuk ka gatishmëri për zgjerim. Dhe Kroacia kërcënon të bllokojë anëtarësimin serb derisa Beogradi të mos heqë dorë prej ndjekjes penale të veteranëve kroatë të dyshuar për krime lufte.

Por Vuçiç e ka demonstruar se ka talent të jashtëzakonshëm për ta bërë njeriun e kthesës së madhe. Në tetor ai do të jetë mikpritës i takimit me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Takimi mbahet në Nish. Serbët e shohin tradicionalisht si armik. Zyrtarë nga Kosova, që shpalli pavarësinë prej Serbisë më 2008, do të marrin gjithashtu pjesë në takim. “98 për qind e serbëve e urrejnë këtë”, thekson Vuçiq me ton gazmor. Prapëseprapë, shqiptarët dhe serbët janë popujt më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të bashkëpunojnë. “Mendoj se është e rëndësishme”. Nëse serbët nuk e pëlqejnë këtë, mund të më heqin qafe, thekson ai. Por kjo nuk duket se do të ndodhë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president