Komandantët e SAS (Forcat speciale ajrore) të Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar anëtarët e njësisë se ata mund të përballën me infeksione nga gratë me sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Siç shkruan DailyStar, përcjell Telegrafi, komandove elitë u është thënë se ata duhet të kenë “shumë kujdes” se më kë flenë, kur ata janë jashtë detyrës dhe të praktikojnë seks të sigurt.
Paralajmërimi pason zbulimin se të paktën katër anëtarë të forcës me bazë në Hereford janë infektuar me sëmundje ngjitëse seksuale, pasi që kanë pasur marrëdhënie seksuale me të njëjtën grua.
Po sipas DailyStar, besohet se dy gra mund të kenë qenë të infektuar nga një anëtar i regjimentit pas një nate me të.
Tani dyshohet se gratë mund të përpiqen të hakmerren duke pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura me trupat.
Paralajmërimi në fjalë është lëshuar nga skuadro e regjimentit të rreshterëve në bazën e regjimentit në Credenhill, në periferi të qytetit.
Për këtë thuhet se edhe shenja paralajmëruese janë vendosur nëpër tabelat e njoftimeve brenda kazermave dhe trupat kanë marrë edhe informime verbale në lidhje me rrezikun.