Bota & Rajoni

The Economist: Nji komplot jashtëzakonisht i madh po ndodh në Turqi

14.09.2016 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
The Economist: Nji komplot jashtëzakonisht i madh po ndodh në Turqi

Masat e ashpra mbas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi, janë shendrrue në gjueti shtrigash. Ato që po i bahen lëvizjes Gulen, janë shumë herë ma të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuem në vitet 1950 në Amerikë, shkruen revista The Economist në nji editorial.

Revista e përjavshme “The Economist”, në numrin e saj të fundit në versionin e shkruem ka botue nji shkrim të gjatë me titull “Spastrimet e gulenistëve në Turqi” dhe thekson se masat e ashpra mbas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi nuk janë asgja tjetër, veçse nji gjueti shtrigash. Revista nënvizon faktin se, “masat e ndërmarra, gjithnji e ma shumë i ngjanë nji gjuetie shtrigash, jashtëzakonisht shumë herë ma të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuem në Amerikë në vitet 1950 nga senatori Joe Mçarthy”.

Shkrimi i revistës prestigjioze “The Economist” fillon me historinë e pushimit nga puna të nji akademike të universitetit “Gediz”, Ishtar Gëzajdën dhe ban nji pasqyrim të plotë të pasojave sociale të këtyne spastrimeve. Simbas revistës, masat kanë prekë direkt ma shumë se 100 mijë njerëz në të gjithë vendin, ndërkohë që spastrimet përfshijnë ushtarakë, akademikë, nëpunës civilë, gazetarë, biznismenë, pilotë dhe njerëz të profesioneve të ndryshme.

Qeveria po ia faturon gabimet e saj ‘lëvizjes Gulen’

Në shkrimin e saj, revista “The Economist” nënvizon faktin se, mbas tentativës së dështueme të grushtit të shtetit të 15 Korrikut, qeveria po ia faturon tana gabimet dhe dështimet lëvizjes Gyuen dhe me këtë veprim ajo po përpiqet që të rishkruej historinë nga e para.

“Qeveria ban përgjegjëse Lëvizjen Gulen për dështimin e planit të paqes më Partinë Popullore të Kurdistanit (PKK) si dhe për vonesat në nisjen e luftës kundër ISIS. Mbas kopetencave të pakufishme mbas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nuk egziston pothuejse asgja dhe asnji mundësi që të kontrollojë shtypjet e presidentit Erdogan”.

Paranoja asht shtri përtej kufijve të Turqisë

“Paranoja tashma asht shtri dhe përtej kufijve të Turqisë. Në Holandë, shkollat që kanë lidhje me lëvizjen Gulen kanë punësue roje të sigurisë, mbasi prindët janë ankue për kërcënime të vazhdueshme ndaj tyne dhe fëmive të tyne. Në Bullgari, qeveria ka deportue nji person në Turqi, mbas pretendimeve se ai kishte lidhje me lëvizjen Gulen, pamvarësisht kundërshtimit të gjykatave të këtij vendi. Agjencia shtetnore turke e lajmeve, “Anadollu”, ka publikue “listat e zeza” të personave dhe subjekteve që akuzohen si të lidhuna me lëvizjen Gulen për secilin vend. Nji prokuror turk së fundi akuzoi Vatikanin se ka emnue Gulenin si “kardinal sekret” në vitet 1990”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje