Sport

Kosova dhe Hungaria – bashkëpunim në fushën e sportit

14.09.2016 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova dhe Hungaria – bashkëpunim në fushën e sportit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot një delegacion të Hungarisë, në përbërje të Balint Tombor dhe Adam Szucs, këshilltarë politikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, Laszlo Markusz, ambasador i Hungarisë në Kosovë dhe Tamas Gerelu, atashe për tregti.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim është biseduar për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, me një theks të veçantë për bashkëpunimin konkret ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Hungarisë në fushën e sportit, me ç’rast u tha se Kosova mund të përfitojë nga përvojat hungareze të sportit.

“Delegacioni hungarez u shpreh i gatshëm që të fillojë bashkëpunimin konkret me institucionet e sportit të Kosovës dhe të ndihmojë futbollin e Kosovës, duke i përkrahur futbollistët, trajnerët dhe gjyqtarët e Kosovës. Po ashtu, ndërmjet ministrit Shala dhe delegacionit hungarez u bisedua për investime kapitale që po realizon Kosova për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se delegacioni hungarez, nga ana e tij, shprehu interesimin e Qeverisë së Hungarisë për këtë çështje, dhe për këtë arsye ministri Shala është ftuar që në fillim të tetorit të vizitojë Hungarinë dhe të shqyrtojë mundësitë konkrete për bashkëpunim të mëtutjeshëm në këtë drejtim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave