Kusht për liberalizimin, luftimi i korrupsionit (Video)

E publikuar: 12/09/2016 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tri partitë e bllokut opozitar në vend janë të një mendimi se kushti kryesor për liberalizim vizash për Kosovën është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përfaqësuesit e këtyre partive thonë se qeveria po tenton të imponojë kalimin e Demarkacionit, për të cilin kusht thonë se nuk do të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi thotë se Demarkacioni po i kushtëzohet Kosovës për ta neglizhuar procesin e liberalizimit të vizave.

Ai thotë se kusht kryesor është korrupsioni dhe sipas tij qeveria është e zhytur në korrupsion./Tribuna Channel/