Shqiptarët e Kroacisë sërish përfaqësohen në kuvend nga Ermina Prljaskaj

E publikuar: 12/09/2016 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rezultatet preliminare nga zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kroaci kanë konfirmuar sërish fitoren e Ermina Lekaj- Prljaskaj për deputete.

Prljaskaj, e cila është me origjinë nga Zymi i Hasit të Kosovës ka fituar më së shumti vota në listën e kandidatëve të pakicave.

Lajmi është konfirmuar në faqen e saj zyrtare të facebook’ut.

Ermina vjen nga Kosova, ndërsa është shkolluar në Rijekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Aktualisht është duke vijuar studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut.

Për deputet në parlamentin kroat, në garë ishin edhe dy kandidatë tjerë shqiptarë, por që nuk arritën të kalojnë pragun.