Bota & Rajoni

Shpërndanin drogë në Tiranë, në pranga polici dhe bashkëpunëtori (VIDEO)

10.09.2016 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Policia e Tiranës ka ekzekutuar këtë të shtunë operacionin e koduar “Falko”, ku janë arrestuar në flagrancë një efektiv policie dhe bashkëpunëtori i tij, si dhe janë sekuestruar 12.5 kg lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Nga informacione të mara në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ne Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, rezultonte se një punonjës policie merrej me shitjen e lëndëve narkotike.

Sipas burimeve policore, për ta transportuar drogën ai përdorte automjet policie me qëllim shmangien e kontrolleve nga uniformat blu.

Sipas burimeve, aksioni është kryer në rrugën e Elbasanit, afër rrethrrotullimit të Sanatoriumit. Në pranga ka rënë shtetasi Dashamir Qershori, 44 vjeç, lindur në fshatin Picall, me detyrë shofer në Departamentin e shërbimeve ndaj të tretëve në Policinë e Shtetit; dhe shtetasi Elton Elezi, 25 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël.

Njoftimi i Policisë së Tiranës për operacionin “Falko”

Sot me date 10.09.2016 specialist të Seksionit për  Narkotikët ne bashkëpunim me forcën e Posacme Operacionale te D.V.P Tirane ne rrugen “Elbasanit” afër rrotullimit te Senatoriumit,  u finalizua me sukses Operacionin “FALKO” dhe u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Dashamir Qershori, 44 vjeç lindur  në fshatin Picall, Komuna Petrele, me detyrë Punonjes Policie (shofer ne Departamentin e Sherbimeve te treteve prane Drejtorie se Policise se Shtetit)

2.Elton Elezi,  vjeç 1991, lindur ne fshatin Gurre e Vogel dhe banues ne Durrës.

Të lartpërmendurit u kapën në flagrance në keto rrethana:

Në rrugën e “Elbasanit” te  rreth rrotullimit të Senatoriumit, shtetasit Dashamir Qershori dhe Elton Elezi ne bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshoheshin se  kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit “Cannabis Sattiva” ne zonen e Farkes, Sauk dhe Senatoriumit.

Nga ana e sherbimeve policore eshtë organizuar shërbim me qëllim kapjen ne flagrance te këtyre shtetasve dhe konkretisht në rrugën “ Elbasanit” prane Ktheses se Senatoriumit ku eshte konstatuar automjeti tip Foristrade Mitsubishi me sistem  drita vezulluse(fenerlina) policie me targa TR 6167 F, ngjyre blu me dy personat e lartpërmendur.

Eshte ushtruar kontroll në automjetin e mësipërm i cili ka qenë i parkuar dhe në bagazhin e ketij automjeti jane gjetur 2 (dy) thase te zinj plasmani brenda te cileve gjendej bime ngjyre jeshile me erë karakteristika me atë te Cannabis Sattiva.

Menjëhere është bërë ndalimi i këtyre shtetasve ku shtetasi Elton Elezi eshte larguar me vrap, por për ta neutralizuar policia ka qëlluar ne ajer dhe eshte kapur disa metra me pas nga ana sherbimeve të Policisë.

Nga kontrolli personal i ushtruar shtetasit Elton Elezi, në çantën e krah qafë i është gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale bimë ngjyrë jeshile me erë karakteristike si e Cannabis Sattivas, ku pas peshimit  rezultoi me peshe 2 (dy) gram.

Gjithashtu , në bagazhin e automjetit e pershkruar me lart pas peshimit ne peshoren rezultoi  12.5  Kilogram e cila u sekuestrua e do të dergohet për ekspertim të mëtejshme në D.P Shkencore Tirane.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:

1 automjet  policie me targa TR 6167 F.

2 telefona celular, nje cante krah qafe.

Materialet  do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane per veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim ”, parashikuara nga neni 283/2 te Kodit Penal.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente