Ekonomi

Pacolli: Është e turpshme që rinia bredh rrugëve në një vend ku ka shumë punë për t’u bërë

10.09.2016 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli: Është e turpshme që rinia bredh rrugëve në një vend ku ka shumë punë për t’u bërë

Në ambientet e Hotelit “Swiss Diamond Prishtina”, sot është mbajtur Tryeza Shkencore e organizuar nga Qendra Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës.
Veprimtaria e Qendrës bazohet në mendimin kritik të zgjidhjes së problemeve sipas parimeve fundamentale shkencore. Për të diskutuar për strategjitë kreative për zhvillimin e Kosovës, të ftuar në tryezë ishin ekspertë të ekonomisë dhe të fushave të tjera shkencore.
Në këtë tryezë i pranishëm ishte edhe Ideatori dhe mbështetësi financiar i kësaj Qendre, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli.
Lideri i AKR-së, në prani të stafit akademik, ka folur për situatën aktuale zhvillimore në Kosovë dhe arsyet e katandisjes së saj në pozicionin ku gjendet aktualisht.
Si rrjedhojë e ngecjeve zhvillimore dhe një perspektive të qartë për rininë e Kosovës, i pari i
AKR-së ka folur për vështirësitë ekzistenciale me të cilat po përballet pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës.
Ai ka thënë se organizimi i tryezave të tilla me diskutim, shkon në interes të shoqërisë kosovare, sepse vendi ynë ka nevojë për forume në të cilat shprehen idetë dhe kreativiteti.

Pas paraqitjes së hulumtimeve në terren nga panelistët, Pacolli tha se këto janë probleme me të cilat shoqëria jonë përballet që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
“Pa rritje ekonomike mbi 10 përqind nuk mund të krijohet punësimi. Kjo rritje ekonomike do të krijonte rreth 100 mijë vende pune”, ka thënë Pacolli. Ai ka thënë se Qeveria është ajo që do të duhej t’i krijojë mundësitë për hapjen e vendeve të reja të punës.
Numri një i AKR-së ka përmendur edhe kërkesën e tij për reduktim të administratës publike dhe rritjen e efiqiencës në punë.
“Një pjesë shumë e madhe e të hyrave në Kosovë, sot shfrytëzohet për rroga meditje dhe pagesa që dedikohen për stafin e stërngarkuar adminsitrativ të Kosovës. Ne kemi propozuar që administrata publike të reduktohet dhe të rritet efikasiteti”, ka thënë Pacolli duke shtuar se zhvillimi ekonomik i vendit është qelës i zgjidhjes së problemeve në Kosovë.
Presidenti Pacolli, ka akuzuar qeverinë e Kosovës edhe për mënyrën e mbarëvajtjes së privatizimit të ndërmarrjeve publike.
“Është dashur që privatizimi të ndodh ndryshe, nga dikush që di të udhëheqë dhe që ka mundësi ta forcojë prodhimin dhe ekonominë, e jo ta dobësojë atë. Nuk ka më keq se ta ndërtosh një institucion dhe pastaj të vie dikush dhe të thotë, se nga sot kjo është e imja dhe unë do të bëj çfarë të dua” është shprehur më tej Pacolli, duke thënë se këto gjëra janë bërë me qëllim të përfitimeve klanore. “Kjo është një e keqe të cilën ne sot e paguajmë me varfëri dhe papunësi. Në një vend ku mbi 60 përqind e popullsisë është e moshës së re, është e turpshme që 45 përqind e tyre të bredh rrugëve, derisa askund nuk ka më shumë punë për tu bërë se sa në Kosovë”.
Pacolli ka përmendur edhe ligjin që AKR e kishte propozuar dhe kaluar në parlamentin e Kosovës, ku garantohej mbrojtja e ambientit dhe ruajtja e lumenjve e maleve. Por se kjo mbrojtje atëbotë ishte penguar nga grupe të ndryshme të interesit të cilat veprojnë në Kosovë dhe janë të lidhura me pushtetin. Lideri i AKR-së ka thënë se këto kompani të lidhura me pushtetin janë përgjegjëse për shkatërrimin e ambientit dhe mijëra hektarëve tokë në vendin tonë.
Pacolli ka kërkuar nga stafi akademik i Institutit që të vazhdojnë me identifikimin e problemeve dhe gjetjen e mënyrave efektive për t’i luftuar ato.
I pranishëm në mesin e panelistëve ishte edhe drejtori i Qendrës Humlumtuese për zhvillimin e Kosovës, z.Jahja Koka, si dhe stafi shkencor i përbërë nga anëtarët e tjerë të këtij instituti.
Si pjesëmarrës i panelit i ftuar ishte edhe eksperti i ekonomisë, z.Ibrahim Rexhepi, i cili poashtu drejtoi kritika kundrejt pushtetit dhe udhëheqësisë kosovare.
Ai foli për punësimin dhe investimet publike duke përmendur kapitalin privat si nxitës të zhvillimit ekonomik në vend. “Qeveritë tona kanë qenë qeveri të rrugëve, pra kanë koncentruar investimet në asfalt, ka thënë Rexhepi, duke shtuar se Kosova ende ka probleme me sigurim të ujit dhe rrymës për popullatën.
Tryeza më pas ka vazhduar me diskutim mes panelistëve të cilët vazhduan punimet për nxjerrjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve lehtësuese.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje