Bota & Rajoni

Evropa krijon front kundër Gjermanisë?

10.09.2016 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Evropa krijon front kundër Gjermanisë?

Front kundër Gjermanisë? Kryeministri i majtë, Tsipras me samitin juglindor, synon të dërgojë një sinjal kundër kursit të rreptë të kursimeve e veprimeve të veçuara në politikën e refugjatëve. Një ndërmarrje jo e lehtë.

Gjuha e imazhit të flet: Me një përqafim të përzemërt i përshëndeti mikpritësi Alexis Tsipras të ftuarit e tij në Pallatin Zappeion, më pas krerët e shteteve dhe qeverive nga jugu zënë vend të një tavolinë të rrumbullakët. Të gjithë? Jo plotësisht. Në minutën e fundit, e ka anuluar takimin kryeministri në detyrë i Spanjës për “arsye politike të brendshme”. Megjithatë Tsipras kërkon aleancën me kolegët Renzi dhe presidentin francez, Francois Hollande. Sa për kujtëse: Që me ardhjen në detyrë në janar 2015, Tsipras kërkoi një pakt me Francën dhe Italinë. Të gjithë atëherë treguan mirëkuptim për hallet greke, por paralajmëruan nga në sulm frontal kundër Gjermanisë dhe Komisionit Europian. Pak më vonë, Tsipras duhej të dorëzohej edhe të zbatonte planin e ashpër të kursimeve.

Fleksibilitet brenda rregullave

Po tani? Kryeministri grek u përpoq të bënte humor gjatë përshëndetjes së samitit dhe t’i kthente në absurditet stereotipet për jugun. Para kamerave presidenti qipriot bëri shaka: “Kur do të bëjmë pushim për një siesta-“(pushim dreke). Tsipras ia ktheu me humor: “Le të fillojmë me Siesta-n”. Por pas shakave filloi puna. “Dilema mes politikës së kursimit dhe zhvillimit ka marrë fund. Ne kemi nevojë si për zhvillim, ashtu edhe për fleksibilitet në politikën financiare”, deklaroi Tsipras në një raund të vogël me krerët e shteteve të jugut. Por kryeministri grek theksoi se “nuk bëhet fjalë që të ndryshojmë rregullat, por për fleksibilitet brenda rregullave ekzistuese”. Këtë do ta kishte nënshkruar edhe kryeministri italian para dy vitesh. A janë këto shenjë të një “socialdemokratizimi” të kryeministrit grek, dikur një i majtë radikal? Në intervistë me gazetën “Le Monde”, Tsipras thekson se ai nuk është socialdemokrat, por në Këshillin e BE-së ai ndjehet më pranë me socialdemokratët se me forca të tjera politike.

“Për ruajtjen jo përçarjen e Europës”

Në “Deklaratën e Athinës” të publikuar të premten në mbrëmje, krerët e qeverive të vendeve jugore konfirmuan një qëndrim të përbashkët në politikën e ekonomisë, atë sociale dhe të refugjatëve, megjithëse shumë pika janë shprehur në mënyrë të vagullt. Eksperti për të drejtën europiane në Universitetin e Athinës, Panagiotis Ioakeimidis paralajmëron për kujdes në bisedë me Deutsche ëellen. Samiti jugor është me dobi dhe legjitim, po ta shohësh atë si pjesë të një debati t ëgejrë për të ardhmen e Europës, që në samitin e BE-së në Bratislavë do të kthehet në objektiva konkrete. Ioakeimidis është i mendimit se nuk do të ishte veprim i zgjuar i Greqisë, nëse do të hapte tani një front kudnër veriut. “Që jugorët dakordojnë qëndrimet në çështje të rëndësishme, kjo nuk përbën problem. Ndryshe Greqia do të bëhej pre e asaj që e përmendim si Europa e dy shpejtësive, gjë që vetë Greqia, sipas të dhënave të veta, do ta shmangë.”

Tsipras zgjedh Selanikun, jo Berlinin

Duket se Tsipras i ka kuptuar paralajmërime të tilla. Në konferecën e shtypit, mikpritësi u përpoq të thkesonte se samiti jugor nuk do të kontribuojë në përçarjen, por në unifikimin e Europës. Më qartë e shprehur presidenti qipriot, Anastassiadis: Ndarja e BE-së në grupime do të ishte kontributi më i keq i mundshëm për të ardhmen e Europës, paralajmëroi politikani konservator. Megjithatë qeveria greke do t’i japë një kornizë institucionale këtij samiti, sipas modelit të grupit të Vishegradit.

Për samitin jugor, Tsipras do të raportojë në Bratislavë. Sipas raportimeve të mediave greke që përputhen, kryeministri grek është dashur ta shtyjë një ftesë të Angela Merkelit për bisedime në Berlin të dielën. Në fundjavë, kryeministri priret në Selanik për hapjen e panairit të tegtisë, dhe do të mbajë aty një fjalim themelor për politikën ekonomike. Një qëndrim jo i lehtë në Selanik: Mjekë, pensionistë dhe policë duan ta presin me protesta kryeministrin grek.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit