Lajmet

ATK nuk realizon planin vjetor për 4.3 milionë euro

08.09.2016 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
ATK nuk realizon planin vjetor për 4.3 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për tetë muaj ka inkasuar të hyra të rregullta 250.2 milionë euro ose 16 përqind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Mirëpo, ATK në bazë të planifikimit vjetor nuk ka arritur ta realizojë planin e kësaj periudhe për 4 milionë e 300 mijë euro.

Ndërsa, në bazë të ligjit për Faljen e Borxheve, ky institucion financiar ka falur 207 milionë euro që i përkasin 36 mijë tatim-paguesve në vend.

Kështu u tha në konferencën për medie të organizuar nga ATK, ku mori pjesë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili me këtë rast ka lavdëruar ATK-në dhe Doganën se kanë realizuar të hyra të rregullta rekorde.

Ndërsa, drejtori i ATK-së, Sakip Imeri theksoi se në periudhën tetë mujore kanë arrit të inkasojnë 31 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por që ai pranoi se nuk kanë arrit ta realizojnë planin vjetor.

Ai duke folur për Ligjin për Faljen e Borxheve, tha se janë proceduar 207 milionë e 300 mijë euro borxhe për t’u falur, dhe nga procesim ATK ka arritur që nëpërmjet kontratave për shlyerjen e borxheve të inkasoi  mbi 20 milionë euro.

Drejtori i ATK Imeri tha se me procesin e fiskalizimit ka një trend pozitiv, por ai tha se nuk është i kënaqur me trended e përgjithshme në këtë fushë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave