Ekonomi

Ja si merren provimet tek Universiteti Bujqësor

06.09.2016 00:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja si merren provimet tek Universiteti Bujqësor

Fiks Fare u rikthye në ekranin e Top Channel për sezonin e ri dhe tema e hapjes së këtij sezoni ishte një plagë e hershme e arsimit dhe gjithë shoqërisë shqiptare; korrupsioni.

Gazetarët e Fiksit u angazhuan në një investigim 8-mujorsh në Universitetin Bujqësore të Kamzës për të sjellë me zë dhe figurë sesi merren provimet në këtë universitet, ku mjafton xhepi i mbushur dhe njohja e duhur.

Bashkëpunëtorët e Fiksit e gjetën njohjen e duhur. Besim Nasufi ishte sekseri mes studentëve dhe pedagogëve.

Në takimin e parë ai thotë se pedagogët duan para për të dhënë provimin dhe i kërkon bashkëpunëtorit të Fiks Fare që t’i dorëzojë një listë me provimet që kërkon të marrë.

“Ti do të më japësh listën mua. Unë pastaj flas më shokët e mi dhe ata thonë që kjo bëhet kjo jo. Ato që bëhen unë t’i rrethoj. Njerëzit që njoh unë janë të Rektoratit. Nuk janë njerëz që nuk përflillen”, thotë ai.

Pasi kalojnë disa ditë, bashkëpunëtori i Fiksit takohet sërish me sekserin, i cili e njofton për numrin e provimeve që mund të ‘rregullojë’, sigurisht, kundrejt pagesës.

“Nuk numërohen diplomat që kam dhënë unë. I marr unë! Ti nuk ke punë. Po ndërhyra unë vëllai yt i merr provimet avash-avash. Nuk dua të bie në sy se bie brenda dhe nuk dal më. Ka kontroll të madh”, thotë ai.

Pasi siguron për lëndët që mund të rregullojë, bashkëpunëtori i Fiksit i dorëzon 120 mijë lekë (të vjetra) për të siguruar notë kaluese për lënën e Matematikës Ekonomike të pedagoges Marjana Nikolla.

100 mijë lekë jepen për pedagogen, ndërsa 20 mijë lekë sekseri i ruan për vete. Pas pagesës dhe dhënies së provimit, nota e marrë në provimin në fjalë është kaluese; 5./tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje