Një burrë dhe një grua janë kapur në momente pikante në plazh në Golem. Ata janë fotografuar nga pushuesit teksa qëndrojnë njëri mbi tjetrin dhe sipër kanë hedhur një peshqir a çarçaf ngjyrë rozë.
Personi që ka dërguar foton në redaksinë e Jetaoshqef.al shprehet se të fotografuarit janë duke kryer marrëdhënie seksuale. Të shumtë kanë qenë pushuesit që janë acaruar nga ky veprim, pasi në plazh ka edhe fëmijë të mitur, e për më tepër këto janë veprime intime që nuk kryhen në publik.
Pershendetje Jeta Osh Qef!! Kjo po ndodh ne plazh ne Golem, i kemi perballe jemi dhe me femije! Nuk paragjykoj askend por intimiteti nuk mund te shfaqet ne kete menyre ne vende publike”, – shkruan pushuesi.
I papërmbajtshëm ky çift! Gjeni një dhomë dhe çlironi hormonet, mos jepni shfaqje pa para në publik pasi në polici nuk përfundoni, por to t’ju dalë boja në internet!