Nuancat “rozë” të sportit

E publikuar: 01/09/2016 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cdo vit revista e njohur amerikane “Sport Illustrated” i dedikon një numër të vecantë kostumeve të banjos. Dhe si cdo vit, ky festival tërheq vëmendjen e publikut, sepse këto kostume i veshin medelet më të njihura në planet. Eshtë e lehtë të kuptohet pse fansat kanë kaq shumë dëshirë për të bërë foto apo marrë një autograf nga bukuroshet e pasarelave. Për këtë arsye “Sport Illustrated” organizon festivalin me fansat, pasi të gjithë kanë mundësi të dëfrehen. Këtë verë ky event është orgnizuar në ishullin Coney, me pjesëmarrjen e Barbara Palvin, Samantha Hoopes, Hannah Ferguson apo Nina Agdal.

Gisele Bundchen fiton vendin e parë në listën e modeleve më të paguara në planet. Musa e Rio 2016 dhe njëkohësisht bashkëshortja e yllit të futbollit amerikan, Tom Bredy, sipas revistës Forbes përfiton 30.5 milionë Dollarë në vit. Në vendin e dytë me 10.5 milionë është Adriana Lima, një tjetër modele braziliane e lidhur ngushtësisht me sportiv, pasi është ish bashkëshortja e basketbollistit serb Marko Jaric. Ndoshta nuk është rastësi që modelet më të famshme preferojnë sportistë për partnerë.