Kryesore

Dosja e Shefave XXV: Grabovci fut në histori drejtimin e kompanisë Devolli

01.09.2016 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dosja e Shefave XXV: Grabovci  fut në histori drejtimin e kompanisë Devolli

Tri biseda të reja telefonike të Adem Grabovcit, nxjerrin në pah edhe më tej fuqinë e tij për të vendosur njerëz në borde. Pos, emërimeve në këto institucione, ai fut njerëz “në histori”. Këtë mundësi ia ofron Xhelal Radoniqit, drejtor i kompanisë Devolli. Atëkohë kompania ishte në bashkëpronësi të mikut të Grabovcit, Shkelqim Devollit.

Adem Grabovci, kishte vendosur që drejtorin e kompanisë së mikut të tij, ta fuste në histori si themelues të Universitetit të parë të Pejës.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, e kishte bërë anëtar të Bordit të Universitetit “Haxhi Zeka”, Xhelal Radoniqin.

Radoniqi aktualisht është drejtor i Devolli Group, pronë e Blerim Devollit. Edhe më heret ka drejtuar kompaninë Devolli, kur ishte në bashkëpronësi të Blerim e Shkëlqim Devollit.

Biznesmeni Shkëlqim Devolli, është një nga njerëzit më të afërm të Adem Grabovcit.

Radoniqi, ndonëse ishte emëruar anëtar i Bordit, nuk e dinte se çfarë pune duhej të kryente. Në një bisedë të 16 dhjetorit 2011 në mes të Adem Grabovcit e Shkelqim Devollit, inkuadrohet edhe Xhelal Radoniqi, të cilit i referohen si Xhelë.

Si rëndom, bisedat e Grabovcit nisin në gjuhën italiane.

“Ramin, Xhelalit ja kom jep. I kallxova parzit, qyre se u kry. Thojke je ka bon hajgare, i thash o po vallahin u kry”, thotë Devolli.

“Nuk besojke a”, e pyet Grabovci, për të nisur bisedën me Radoniqin.

“Ku je zoti themelues i Universitetit, t’parë, t’Pejës”, thotë Grabovci. Ai e pyet Radoniqin se a e ka nënshkruar detyrën e re në Universitet.

Devolli, ndërkohë i përgjigjet Grabovcit se gjithçka është kryer.

“O shef… U kry ajo, e ka marrë, e ka nënshkrua”, saktëson Shkelqim Devolli.

“A e kanë nënshkru qashtu, për qata”, pyet Grabovci.

“Po po e ka nënshkrua”, shton Devolli.

Për emërimin e Radoniqit si anëtar i Bordit kishte folur edhe ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja si dhe ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi. Gashi, ishte emëruar po ashtu anëtar i Bordit të Universitet. Mirëpo, nuk e kishte falënderuar, Ramë Bujën për çka buja ishte prekur dhe e quante faqezi, Gashin. Biseda është publikuar në pjesën e dytë të serisë së V-të të Dosjes së Shefave.

Në një bisedë tjetër që është publikuar në serinë e VI-të të Dosjes së Shefave, Gashi i tregon Grabovcit se si Xhelal Radoniqi nuk e dinte se çfarë do të bënte në Universitet.

Edhe në këtë bisedë, Grabovci thotë se Xhelal Radoniqi do të hyjë në histori si themelues i Universitetit.

“Hehehe…, i thash le more thash se hin në histori t’Universitetit, themelus i Universitetit, thash o ti”, i thoshte Grabovci, Gashit.

Në serinë e XXV-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell tri biseda të reja telefonike. Të gjitha kanë të bëjnë me borde të ndryshe, përfshirë atë të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Në një bisedë tjetër të zhvilluar më 19 dhjetor 2011, Grabovci bisedon me një person të paidentifikuar lidhur me caktimin e anëtarëve në ndërmarrjen “Hidrodrini”. Nga biseda që nis në gjuhën italiane, shihet se Grabovci është i afërt me këtë bashkëbisedues.

“Listat i kanë ba, ni listë jom hi, tash kanë me na thirr n’intervistë”, i raporton ky person, Grabovcit.

Por, Grabovci thotë se ky proces kthehet në zeri pasi Qeveria kishte vendosur kështu.

“Besoj, se kthehet, n’zero…, se qashtu vendim Qeveria ka marrë vendim për krejt:, thotë Grabovci.

“Krejt konkursi thanë. Qishtu dëgjova. Tash nuk e di sa osht e vërtet, e po kqyrum, me rëndësi ty t’kom…, ti mos u…”, e siguron Grabovci.

“U bo, veç, mos me ju bo hall dikujt, mos t’shkoj…”, thotë bashkëbisedues. E, Grabovci e këshillon që të mos flas për këtë çështje.

“Mos bo zhurumë shumë…”, urdhëron shefi.

Një bisedë tjetër me një anëtar të një bordi, Grabovci bisedon me një anëtar bordi, me të cilin konsultohen që një person ta sistemojnë në Bordin e Ujësjellësit të Prishtinës.

Grabovci, interesohet se si po del me rrogë në punën që ka si anëtar. Ky anëtar thotë se është i kënaqur me shtesat që merr.

“Na duhet me u taku sonte, e t’kqyri ose n’dëgjohem n’telefon sonte ose nesër, e duhet mos t’kqyrim te shtim qitu në këtë ë…, me konkuru mos po muj me bo naj sen n’Bord t’ujnave, të Ujësjellësit t’Prishtinës”, thotë Grabovci.

“Okej, pra”, shton bashkëbiseduesi.

“Hajde bisedojmë, mos i thuj ti niher naj sen, te kqyri qysh e kom gjendjen aty”, thotë Grabovci, për ta pyetur se bordi ku ai punonte, a ishte shpallur konkursi.

“Jo, po edhe tonin e kanë qit”, thotë ai.

“E atëherë jo valla mos i thuj. Jo mos i thuj… se e kryj niherë me ty tani ata e çojmë dikun tjetër”, thotë Grabovci. “T’kqyrim, toni e çojmë dikun tjetër”. Grabovci, interesohet nëse ka konkurruar sërish për anëtar të bordit. I thotë se ta kryej këtë sa më shpejt. Interesohet se a është i kënaqur me punën dhe të ardhurat.

“E kshtu qysh po, qysh po del, a po del…”, pyet Grabovci.

“Mirë mirë, nuk osht keq. Total mirë o mirë o, n’përgjithësi mirë o. Po na shihemi tani edhe bisedojmë, hiq nuk osht problem”, përgjigjet bashkëbiseduesi.

 

Biseda e parë

Shkëlqim Devolli: Bongiorno Shef.

Grabovci: Ç’kemi?

Shkëlqim Devolli: Qe t’u kesh vallai qetu, t’u e festu.

Grabovci: Hahahaha…, a e gjete, a e gjete ramin?

Shkëlqim Devolli: Ramin, Xhelalit ja kom jep, i kallxova parzit, qyre se u kry. Thojke je ka bon hajgare, i thash o po vallahin u kry.

Grabovci: Nuk besojke a?

Shkëlqim Devolli: Ja…, s’besojke…

Grabovci: Thuj, thuj, veç m’vjen keq, se ramin, ta kom pru pa ram.

Shkëlqim Devolli: Qe, po ta jep niherë Xhelalin, na.

Xhelal Radoniqi: Alo…

Grabovci: Ku je zoti themelues i Universitetit, t’parë, t’Pejës.

Xhelal Radoniqi: Faleminderit, veç ka pa vyt me ardhë ktu, ka pa vyt me ardhë ktu.

Grabovci: Pjesë e historisë.

Xhelal Radoniqi: Hahaha…, faleminderit, ça po bon, a je mirë?

Grabovci: Hiq, mirë.

Xhelal Radoniqi: Qysh je, a po lodhesh?

Grabovci: Rahat, shnosh.

Xhelal Radoniqi: Kah je?

Grabovci: Kapak, kapak, qe n’Prishtinë.

Xhelal Radoniqi: Aha…, s’erdhe hiq me na pa, qitu me na pa…

Grabovci: Dalim, dalim, dalim dalim. Urime a!

Xhelal Radoniqi: Po qishtu, po rrimë kajher…

Grabovci: A jeni kanë me nënshkru?

Xhelal Radoniqi: A?

Grabovci: A jeni kanë me nënshkru?

Xhelal Radoniqi: Po?

Grabovci: Me nënshkru, sot, a jeni kanë atje?

Xhelal Radoniqi: Ja, ja , s’jom kanë.

Grabovci: Ama, ama, atë shylybylin.

Xhelal Radoniqi: Sot, s’jom kanë ja. Pse a u dashtë a?

Grabovci: Po.

Shkëlqim Devolli: Po, po u kanë, u kanë (degjohet n’prapavi)

Xhelal Radoniqi: E, koka shku mi tërhek.

Grabovci: Bravo. Po, po.

Xhelal Radoniqi: Hajt. Hajde hej, doku, a po vjen nesra?

Grabovci: Hajt, kqyri.

Xhelal Radoniqi: Hajt unë jom ktu, që osht Shkëlqimi rrimë pak hajt, (nuk kuptohet) vjen.

Grabovci: Ani, ani.

Xhelal Radoniqi: Hajt, çdo t’mirë.

Grabovci: Hajt. Ama…

Shkëlqim Devolli: O shef.

Grabovci: Hajt. Ej…

Shkëlqim Devolli: U kry ajo, e ka marr, e ka nënshkru ata.

Grabovci: A e kanë nënshkru qashtu, për qata..

Shkëlqim Devolli: Po, po e ka nënshkru.

Grabovci: E qashtu mirë. Kqyr, kqyr se s’mujta me të thirr, me me…

Shkëlqim Devolli: U kry.

Grabovci: … se m’u ka zbrazë krejt…

Shkëlqim Devolli: Qe po ti çoj.

Grabovci: Fyti.

Shkëlqim Devolli: U bo shef. Qe po ti çoj.

Grabovci:Hajt, a s’je dal, s’del sot n’Prishtinë a?

Shkëlqim Devolli: Jo, po, po… (nuk kuptohet)

Grabovci: Se kemi me bisedu edhe për qatë tjetrën, për qata, për…, qato objektet (nuk kuptohet)

Shkëlqim Devolli: Ani u kry, kur dal, si të mrrij atje ta boj ni telefon.

Grabovci: Ani, u bo, u bo.

Shkëlqim Devolli: Hajde.

 

Biseda e dytë

X: Përshëndetje. O baca Adem, alo, alo.

Grabovci: Allo? (nuk kuptohet) Shto trazhish?

X: Hej nuk e di unë atë gjuhë unë, me mu duhet me fol shqip.

Grabovci: Hahahahah…

X: Qysh je? Alo.

Grabovc: Ëi heizen zi? Ëoher komen zi?

X: Hahahahah…, hej a ka mundësi mos mu zajabat. Nëse dini japonisht di?

Grabovci: Kome stai amigo?

X: Bene.

Grabovci: E…, multo bene.

X: Qysh je?

Grabovci: Qe mirë.

X: A o ka ta don?

Grabovci: Ku je…, t’thirri e s’e çon telefonin?

X: O…, n’rrugë jom, e nuk e kom ni, se kom ni, qysh je? A o ka ta don?

Grabovci: Ça po bon, a ça po vyn?

X: Hiq, sen veç po rrugavna.

Grabovci: Qishtu…, guzhëm…, ti pe sheh, je t’u i përcjell, qisi farë telashesh sa dush, po bukur nuk o keq t’u ec, përpara po shkojna…

X: Qajo.

Grabovci: Po ec…

X: Qajo, qajo…, ka rëndësi.

Grabovci: Qa ka tre ka ti?

X: Hiç, listat i kanë ba, ni listë jom hi, tash kanë me na thirr n’intervistë.

Grabovci: Qysh?

X: N’listë, jom hi, tash veç kanë me na thirrë, n’intervistë.

Grabovci: Besoj, se kthehet, n’zero.

X: Pse?

Grabovci: Se, qashtu ka marr vendim Qeveria për krejt.

X: Po a?

Grabovci: Për krejt, po, po për krejt.

X: E, qysh për s’dytë a?

Grabovci: Po de, mu përsërit.

X: Çka, konkursi a qysh?

Grabovci: A…?

X: A konkursi a?

Grabovci: Po, po krejt.

X: Aha.

Grabovci: Krejt konkursi thanë. Qishtu dëgjova. Tash nuk e di sa osht e vërtet, e po kqyrum, me rëndësi ty t’kom…, ti mos u…

X: U bo, veç, pe di, veç, mos me ju bo hall dikujt, mos t’shkoj…

Grabovci: Mos bo zhurumë shumë…

X: U bo.

Grabovci: A je ka Prishtina a? A ku je t’u nejt?

X: N’Prishtinë, jom n’Prishtinë.

Grabovci: Dil, naj herë, ja qifsha belenë, rrim, e pimë kaj kafe.

X: S’po na lshojnë vlla prej pune me, as në shkollë me shku, t’kallxova.

Grabovci: Ëhë…

X: Qishtu baci Adem.

Grabovci: Okej shoqi.

X: Hajde, shëndet.

Grabovci: Hajt, hajt,

X: Tung.

 

Biseda e tretë

Grabovci: Alo.

X: Nuk e di çka u ndërpre.

Grabovci: A… jam duke lëvizur në drejtim të Pejës, kështu zona kufitare Drenicë – Dukagjin, hahahah.

X: Se ki problem ti at’ ven.

Grabovci: Ça i kini puntë a jeni mirë?

X: Mirë, mirë, mirë pe kalojmë.

Grabovci: Te shpija qysh jonë?

X: Vallain n’përgjithësi mirë.

Grabovci: Pleqtë?

X: Vallain t’lodht.

Grabovci: A je kanë a, a i ke pa a, qysh jonë a?

X: Po po, mirë vallain pe majnë vetën edhe pse n’moshë mirë pe majnë vetën.

Grabovci: Zeqen qysh e kom?

X: Mirë mirë.

Grabovci: Hej?

X: Fol?

Grabovci: Na duhet me u taku sonte, e t’kqyri ose n’dëgjohem n’telefon sonte ose nesër, e duhet mos mos t’kqyrim te shtim qitu në këtë ëë…, me konkuru mos po muj me bo naj sen n’Bord t’ujnave, të Ujësjellësit t’Prishtinës.

X: Okej, pra.

Grabovci: Hajde bisedojmë, mos i thuj ti niher naj sen, te kqyri qysh e kom gjendjen aty.

X: Pa problem.

Grabovci: Bordi juj niherë nuk asht?

X: Jo, po edhe tonin e kanë qit.

Grabovci: E atëherë jo valla mos i thuj. Jo mos i thuj.

X: Ani pra.

Grabovci: Jo se e kryj niherë me ty tani ata e çojmë, e çojmë dikun tjetër.

X: Pa problem hiç.

Grabovci: T’kqyrim ata toni e çojmë dikun tjetër.

X: U bo qysh ta merr menja ty.

Grabovci: A ke konkurru ti?

X: Nesër e kam plan, se edhe nesër o dita e fundit.

Grabovci: Ani hajde, hajde, hajde pra nesër hajde, e bisedojmë nesër.

X: U bo.

Grabovci: Po ti konkuron aty, a po t’pëlqen ty aty?

X: Jo mirë osht, mirë osht për marak.

Grabovci: A je mirë?

X: Seriozisht po.

Grabovci: Okej.

X: Super o, nuk o… e mirë osht.

Grabovci: E kshtu qysh po qysh po del, a po del…

X: Mirë mirë, nuk osht keq. Total mirë o mirë o, n’përgjithësi mirë o. Po na shihemi tani edhe bisedojmë, hiq nuk osht problem.

Grabovci: Hajt, hajt, hajt, hajt, tung. /Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur