Sport

Bangal: Te Teuta me entuziazëm

27.08.2016 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bangal: Te Teuta me entuziazëm

Vetëm pak orë pas huazimit nga italianët e Atalantës te Teuta, Faisal Bangal zbriti në fushë me skuadrën e teknikut Begeja. Sulmuesi nga Mozambiku luajti si titullar në miqësoren e fituar 1-0 ndaj Laçit, ndërsa vështirësitë e startit ishin të dukshme, edhe sepse 21-vjeçari kishte pak kohë për t’u takuar me shokët e rinj të ekipit.

Faisal Bangal: Kam ardhur në një skuadër të mirë si Teuta. Isha pak në vështirësi në miqësoren e sotme, sepse nuk i njihja thuajse fare shokët e ekipit, me të cilët u takova vetëm dy orë përpara ndeshjes. Megjithatë, përshtypja është e mirë. Duhet të jemi më konkretë përpara portës, ashtu si na ka kërkuar edhe presidenti dhe në këtë mënyrë mund të arrijmë objektiva të rëndësishëm.

Bangal thekson se e pranoi me entuziazëm ofertën e Teutës, midis disa ofertave të tjera, ndërsa për ta bindur të zgjedhë aventurën në Shqipëri i shërbyen fjalët e mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshiti.

Faisal Bangal: Kisha disa oferta, por kur u paraqit kjo mundësi e pranova me entuziazëm. Kam folur edhe me zv.presidentin dhe klubi ka një projekt të mirë. Për më tepër për Kategorinë Superiore më kanë folur edhe shoku im shqiptar te Atalanta, Berat Gjimshitin, që më tregoi se ky është një kampionat në rritje. Po pres me padurim ta nis këtë aventurë dhe të ndihmoj skuadrën.

Pas debutimit ndaj Laçit, me sfidën testuese që u vulos nga goli i Mustës në kohën shtesë, Faisal Bangal do të largohet për disa ditë nga Teuta. 21-vjeçari është grumbulluar me Kombëtaren e Mozambikut

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Zhegrova asiston në fitoren e Juventusit, “Zonja e Vjetër” e shkatërron Venezian

Zhegrova asiston në fitoren e Juventusit, “Zonja e Vjetër” e shkatërron Venezian

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Rama: Qeveria po rrezikon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, alarmi për humbjen e tyre është serioz

Rama: Qeveria po rrezikon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, alarmi për humbjen e tyre është serioz

Problemi nuk është te Ministria e Financave, por te Komuna

Problemi nuk është te Ministria e Financave, por te Komuna

Kurti kërkon koordinim dhe planifikim të përbashkët për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Kurti kërkon koordinim dhe planifikim të përbashkët për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe