Kryesore

S’ka pagesë të autostradës as gjatë vitit 2017

22.08.2016 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
S’ka pagesë të autostradës as gjatë vitit 2017

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, gjatë një bisede për gazetën “Zëri” thotë se as gjatë vitit 2017, Qeveria e Kosovës nuk është duke planifikuar vendosjen e ndonjë takse për shfrytëzimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, nga fshati Gjurgjicë, e deri në pikën kufitare në Morinë. “Së paku deri në fund të vitit 2017 nuk po planifikohet të vendoset ndonjë taksë për shfrytëzimin e autostradës.

Ta them të drejtën aktualisht nga Gjurgjica e deri në Morinë janë 60 kilometra autostradë, dhe sikur tash ta shpallim një tender, unë besoj se nuk do të kemi ndonjë ofertë serioze. Kështu që po presim edhe pak”, ka thënë ministri Zharku për gazetën “Zëri”. Ai më tej thotë se gjatë vitit që vjen Qeveria e Kosovës do të fillojë përgatitjet për koncesionimin e autostradës, pasi që, sipas tij, gjatë vitit 2018 do të përfundojë edhe ndërtimi i autostradës “Arben Xhaferi”, autostradë kjo që lidh Kosovën me Maqedoni.

“Kur të kryhet edhe autostrada e dytë atëherë po besoj se do të kemi më shumë interesim”, ka thënë më tej ministri Zharku. Ai thotë se Qeveria e Kosovës po ashtu është duke pritur edhe përfundimin e procesit për koncesionimin e autostradës në territorin e Shqipërisë. “Po presim ta shohim se si po funksionon në atë anë, pasi që deri më tash atyre procesi për këtë qëllim iu ka dështuar dy herë”, shtoi ministri Zharku.

Ministri Zharku thotë se gjatë këtij viti Qeveria e Kosovës po planifikon të përmbyllë procesin e vendosjes së 8 pikave të shitjes së derivateve në të dyja anët e autostradës. Sipas tij, katër pika do të jenë në njërën anë dhe katër të tjera në anën tjetër. Ai shpreson se vendosja e pikave të derivateve në autostradë do t’i ndalë edhe vjedhjet e shumta në autostradë që janë duke ndodhur në vazhdimësi. “Po besoj se sivjet do të vendosen pikat e karburanteve në autostradë. Janë paraparë gjithsejtë 8. Aktualisht jemi në shqyrtim të dosjes së tenderit. Unë mendoj se aty duhet të vendoset ai që paguan më së shumti për shtetin”, ka thënë Zharku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje