Claudio Bravo i thotë lamtumirë Barcelonës. Portieri Kilian nuk u stërvit me skuadraën blaugrana paraditën e kësaj të dielë, por thjesht u takua me shokët dhe stafin e ekipit, për t’u thënë lamtumirë. Bravo falenderoi të gjithë pjesëtarët e klubit për tituj e fituar dhe më pas mori ovacionet e tyre për gjithcka ka dhënë për Barcelonën.
Marrëveshja me Manchester Cityi-n ishte arritur ditë më parë, por dëmtimi i Ter Stegen i detyroi drejtuesit e Barcës t’i kërkonte portierit kilian që të qëndronte të paktën për ndeshjen me Betisin në javë ne parë të Primera Division.
Për të zëvendësuar 33-vjecarin Barcelona ka arritur marrëveshjen em Ajaksit e Amsterdamit për blerjen e Cillesen, i cili do të jushtojë rreth 12-13 milionë euro.
Tashmë ndryshon edhe hierarkia e portierëve të kampionët në fuqi të Spanjës. Gjermani Ter Stegen pritet të jetë zgjedhja e parë për portën, ndërsa holandezi Cillesen sikurse është vepruar në të shkuarën, mund të luajë në Kupën e Spanjës.
Ndërkohë Barcelona nuk heq dorë nga sulmuesi i Valencias Paco Alcacer. Deri në ditën e fundit të merkatos do të bëhen të gjitha përpjekjet për transferimin e 22-vjecarit spanjoll në Camp Nou. Stafi teknik ka vendosur gjithashtu të mbajë të riun Munir, edhe pse hapësirat në sulm për të me blerjen e mundshme të Alcacer do të jenë të limituara.



















