Sport

Allegri: Jemi konkurrentë në të gjitha kompeticionet

21.08.2016 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Allegri: Jemi konkurrentë në të gjitha kompeticionet

Massimiliano Allegri është në humor pas fitores me Fiorentinën në sfidën e parë në Serinë A. Trajneri nga Livorno ndryshe nga sezoni i kaluar, e nisi këmbën e mbarë kampionatin ndaj një kundrshtari të fortë sic është Fiorentina.

“Dua t’i përgëzoj futbollistët e mi, mbi të gjitha sepse e nisëm ndryshe nga sezoni e kaluar. Pas ndeshjes së parë kemi tri pikë, ndërsa një vit më parë nuk ishte kështu. Më vjen keq për golin e pësuar, sepse Buffon nuk ka kryer asnjë pritje. Jam shumë i kënaqur më fazën mbrojtjesë, sepse në këtë aspekt bëhet diferenca në Serina A.”

Pak mbipeshë, por me instikt vrasës para portës. Allegri nuk është aspak i surprizuar nga Higuain.

“Gonzalo nuk është zbuluar sot, arti i tij ka qenë gjithmonë shënimi i golit. U tregua shumë i zoti në një ndër aksionet e pakta të pjesës së dytë.”

Allegri e pranon se shoqëria bardhezi ka zhvilluar një merkato shumë të mire, por e ka të vështirë të thotë se Juventusi i tij është më i fortë se ai i sezonit të kaluar.

“Kemi zgjedhur futbollistët më të mirë në merkato për të përmirësuar organikën, por të thuash që jemi më të fortë nuk është e thjeshtë. Duhet të presim deri në fund për të kutpuar më mirë se cfarë kemi arritur të bëjmë. Kemi ndërtuar një skuadër të aftë për të konkurruar në të gjitha kompeticionet dhe jo vetëm për këtë sezon.

Por cilët janë kundërshtarët më të fortë sipas Allegit në Serinë A?

Roma është ndërtuar për të fituar, janë gjithashtu Interi dhe Napoli. Pastaj ne mendojmë për veten tonë, sesi të përmirësohemi. Ky grup në karakter forcën e tij, është në ADN-në e Juventusit dhe nuk duhet ta humbasim.

Duke folur për lojtarë të vecnatë 49-vjecari vlerësoi cilësitë e Khedirës dhe u shpreh i kënaqur për Asamoahn, ndërsa Dan Alvesin e quajti një kampion me të cilin është e lehtë të punosh. Sa u përket zërave për shitjen e Bonuccit, Allegri tha se qendërmbrojtësi itlalian mbetet i pazëvendësueshëm./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’